Energjia diellore, Izraeli vendos një rekord të ri prodhimi
Aktualisht, vetëm 2.6% e energjisë së Izraelit vjen nga burime të rinovueshme. Projekti “Ashelim” ka kullën diellore më të lartë në botë.
Izraeli vendosi të shtunën një rekord për prodhimin e energjisë diellore, duke prodhuar 13.4% të energjisë elektrike që konsumon vendi.
Statistika u dha nga Korporata Energjetike e Izraelit (Israel Electric Corporation).
“Ne jemi shumë krenarë për këtë”, tha Oren Hellman, një përfaqësues i korporatës. “Por është një rekord specifik. Niveli i lartë i përqindjes vjen sepse ishte një e shtunë dhe moti ishte i përsosur për energjinë e rinovueshme. Kjo dëshmon se ne mund ta bëjmë atë “.
Jonathan Aikhenbaum, një menaxher i fushatës në Greenpeace Israel, vlerësoi ngjarjen.
“Kjo dëshmon se kur ju doni, kur pengesat të hiqen, revolucioni diellor po fiton forcën e tijh,” tha ai për faqen izraelite të lajmeve, Ynet.
“Një kombinim i diellit dhe inovacionit po e vë Izraelin në hartë. Dita nuk është shumë larg, ku do të arrijmë që 100% e energjisë të vijë nga energjia diellore, siç ka arritur Danimarka me prodhimin e energjia së erës vitin e kaluar “.
Izraeli bëri të ditur në 2015 se si pjesë e Marrëveshjes së Parisit synon të ketë 10% të energjisë së vendit nga burimet e rinovueshme si dielli, era dhe biogazi deri në vitin 2020 dhe 17% nga energjitë e rinovueshme deri në vitin 2030.
Aktualisht, vetëm 2.6% e energjisë së Izraelit vjen nga burime të rinovueshme. Edhe pse rajoni jugor i Negevit dhe Arava udhëheqin rrugën në prodhimin diellor.
Aktualisht, energjia e rajonit të Aravës është 70% e mundësuar nga dielli gjatë ditës dhe në 2020 do të jetë 100%.
Në 2018, tre parcelat e projektit Ashelim pritet të përfundojnë. Pjesa kryesore është një kullë diellore që do të jetë më e lartë në botë në 250 metra . Ashelim është parashikuar të gjenerojë rreth 310 megavat fuqi, rreth 1.6% të nevojave energjetike të vendit – të mjaftueshme për rreth 130,000 familje, ose afërsisht 5% të popullsisë së Izraelit, sipas Autoritetit të Elektricitetit të Izraelit.