Netanyahu uron Putinin për rizgjedhjen: Të punojmë për interesat e dy vendeve tona
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i dërgoi mesazh Presidentit të rizgjedhur të Rusisë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu uroi Presidentin e ri të rizgjedhur të Rusisë, Vladimir Putin, duke përshëndetur “besimin dhe mirëkuptimin” e dy udhëheqësve, por duke mos e kritikuar procesin zgjedhor, siç kanë bërë shumë në Evropë, shkruan “Times of Israel”.
“Zoti President, ju lutem pranoni sinqerisht urimet për fitoren tuaj në zgjedhjet e djeshme”, shkruan Netanyahu në një letër dërguar Putinit, sipas zyrës së tij.
“Unë e vlerësoj thellësisht dialogun personal mes nesh dhe mezi pres që të vazhdojmë të punojmë së bashku, në frymën e besimit dhe mirëkuptimit midis nesh, për të promovuar interesat vitale të vendeve tona”, shtoi kryeministri izraelit.