
Miliarderi i makinave elektrike Elon Musk viziton Izraelin
Themeluesi i Tesla dhe SpaceX ka një pasuri prej 20.7 miliardë USD. Hera e dytë viziton “Vendin e Shenjtë”

Miliardieri dhe manjati i biznesit teknologjik, Elon Musk, themeluesi dhe CEO i kompanisë elektrike të makinave Tesla Inc. dhe kompanisë hapësinore SpaceX, vizitoi Jeruzalemin.
Elon Musk, 41 vjeç, ka një pasuri prej 20.7 miliardë dollarësh.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Vizita u zbulua në një postim në Instagram nga vetë Musk në llogarinë e tij, ku ai shfaqej një bar të Jeruzalemit, të quajtur Gatsby, duke mësuar se si ndizte flakën mbi disa shishe qelqi.
Gjithashtu, miliarderi kanadezo-amerikan, i lindur në Afrikën e Jugut, vizitoi edhe një tjetër destinacion të njohur turistik në Izrael, Massada.
“Duke treguar respekt për Massadët, hërët në mëngjes. Jeto i lirë ose vdis”, ishte komenti që shoqëronte foton, e që tregonte Elon Musk në një sfond të shkretë dhe kodrinor tipik për zonën e Massadës. Postimi mori më shumë se 500,000 pëlqime dhe një “stuhi” prej 5,800 komentesh.
Kjo është hera e dytë që Elon Musk viziton Izraelin, pas asaj të vitit 2016.
Musk është i njohur për makinat elektrike Tesla, ndërkohë që në muajin shkurt, SpaceX lëshoi makinën e parë sportive në botë në hapësirë.