Netanyahu telefonon Pompeon, diskutohen marrëdhëniet e shkëlqyera Izrael-SHBA
Shefi i CIA-s është kandidat për t’u bërë Sekretari i Shtetit. Njihet si mbështetës i madh i Izraelit
Kryeministri Benjamin Netanyahu përgëzoi shefin aktual të CIA-s Mike Pompeo për kandidaturën e tij për t’u bërë Sekretari i Shtetit i SHBA në një bisedë telefonike të hënën.
Të dy diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Izraelit dhe SHBA-së dhe mundësitë e tyre të përbashkëta në Lindjen e Mesme dhe në botë, sipas Zyrës së Kryeministrit.
Pompeo është i përzgjedhur i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të zëvendësuar Rex Tillerson.
Pompeo ka një rekord të mbështetjes së fortë për qeverinë izraelite dhe kundërshtimin e ashpër ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit, shkruan gazeta izraelite “Haaretz”.
Për më shumë lajme klikoni në www.izraelisot.com