Artur dhe Roxher Kornberg, babë e bir, fitues të Çmimit Nobel
Të rritur në një familje amerikano-hebreje, të dy fituan çmimin prestigjioz në Mjekësi (1959) dhe Kimi (2006)
Ndoshta mund të jetë rast i rrallë, kur babë e bir, janë fitues të çmimit më prestigjioz në botë, atij Nobel.
Ky rast u përket Artur Kornberg dhe Roxher Kornberg.
Artur Kornberg (3 mars 1918 – 26 tetor 2007) u lind në Nju Jork, nga prindër hebrenj, Josef dhe Lena, të cilit kishin emigruar në SHBA nga Galicia Austriake, sot pjesë e Polonisë.
Biokimisti Artur Kornberg fitoi Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi 1959 për zbulimin e tij të “mekanizmave në sintezën biologjike të acidit deoksiribonukleik (ADN)”, së bashku me Dr. Severo Ochoa i Universitetit të Nju Jorkut. Ai ka dha gjithashtu disa çmime të tjera.
Djali i tij, Roxher Kornberg (i lindur, më 24 prill 1947), gjithashtu biokimist dhe profesor i biologjisë strukturale në Universitetin Stanford, fitoi Çmimin Nobel në Kimi në vitin 2006 për studimet e tij në procesin me të cilin informacioni gjenetik i AND-së kopjohet te RNA (“bazën molekulare të transkriptimit eukariotik”).
https://www.facebook.com/izraelisot/