Exin Group kërkon kompaninë izraelite të sigurimeve Clal, për 1.3 miliardë dollarë
Clal është themeluar në vitin 1962 dhe kontrollohet nga biznesmeni argjentinas me origjinë hebreje, Eduardo Elsztain
Kompania e shërbimeve financiare, Exin Group, me qendër në Holandë, është duke negociuar për të blerë kompaninë izraelite të sigurimeve, Clal Insurance Enterprises Holdings Ltd.
Sipas portalit ekonomik izraelit, Calcalist, oferta është mbi 1.3 miliardë dollarë.
Lexo edhe këto
Exin ofron shërbime financiare, të tilla si sigurime, menaxhim asketes dhe risigurimesh. Përveçse në selisë qendrore në Amsterdam, grupi ka zyra edhe në Barcelonë, Athinë, Londër dhe Zurih.
Clal është themeluar në vitin 1962 dhe kontrollohet nga biznesmeni argjentinas me origjinë hebreje, Eduardo Elsztain, përmes kompanisë së tij izraelite IDB Holding Corporation Ltd.