Mjekët izraelitë u shpëtojnë jetën pesë të rinjve në Etiopi

Tetë mjekë nga Qendra Mjekësore Hadassah në Jerusalem kryen pesë operacione në shpinë në spitalin Ayder.


Mjekët izraelitë kryen operacione për të rregulluar deformimet e rënda kurrizore si pjesë e një misioni mjekësor njëjavor në Etiopi.

Tetë mjekë, dy infermierë dhe një terapist fizik nga Qendra Mjekësore Hadassah (Hadassah Medical Center) në Jerusalem udhëtuan në mision javën e kaluar në qytetin e Mekelle, në veri të vendit afrikan.

Ekipi mjekësor izraelit kreu pesë operacione në Ayder Comprehensive Specialized Hospital, i cili u shërben rreth 8 milionë pacientëve, por nuk ka një kirurg për problemet e shpinës, sipas Dr. Josh Schroeder, kirurg i specializuar në Qendra Mjekësore Hadassah i cili udhëhoqi misionin me Dr. Allon Moisiun, kryetari i Departamentit të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive të Hadassahut.


Lexo edhe këto


Pacientët, të gjithë të moshës 18 dhe nën saj, kishin deformime kurrizore aq të rënda sa që ishin në gjendje të shkaktojnë komplikime vdekjeprurëse, duke përfshirë presionin mbi organet e brendshme dhe infeksionet e mushkërive, tha Schroeder për Agjencinë Telegrafike Hebraike të Lajmeve (JTA). Operacionet ishin komplekse, ndërsa disa morën tetë orë.

Përveç kryerjes së pesë operacioneve, izraelitët gjithashtu ofruan trajnime mjekësore për stafin Ayder. Kompania mjekësore “Medtronic” dhuroi pajisjet e nevojshme për operacionet.

Spitalet Hadassah dhe Ayder kanë një partneritet që daton pesë vjet më parë, me studentët e mjekësisë izraelite që bëjnë rotacion në Mekelle, dhe fizikantë të Ayder që marrin trajnime dhe furnizime nga Hadassah.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit