Amerikanët e Broadridge blejnë startupin izraelit ActivePath
Kjo ishte blerja e parë në Izrael e kompanisë me qendër në Nju Jork, e cila ka një fond prej 4 miliardë dollarësh
Kompania amerikane e teknologjisë financiare (fintech), Broadridge Financial Solutions, Inc. Bleu startupin izraelit ActivePath, me qendër në Tel Aviv.
Kjo ishte blerja e parë në Izrael e kompanisë me qendër në Nju Jork, e cila ka një fond prej 4 miliardë dollarësh, shkruan “Times of Israel”.
“Ideja është të investojmë dhe të ndërtojmë teknologjinë për të cilën po punojnë, por gjithashtu të vazhdojmë të investojmë dhe të rritemi në tregun izraelit”, tha Rob Krugman, shefi i dixhitalizimit në Broadridge në një intervistë telefonike për gazetën online izraelite.
Broadridge ndihmon ndërmarrjet të kalojnë ndërveprimet e tyre me klientët në format dixhitale të komunikimit – faturat dhe deklaratat bankare, për shembull – nga metodat tradicionale të printimit.
Lexo edhe këto
Firma amerikane u shërben rreth 5,000 klientëve globalisht dhe mundëson rreth 5 miliardë komunikime në vit midis kompanive dhe klientëve të tyre.
ActivePath – e themeluar në vitin 2013 nga Avi Weiss- ka zhvilluar një softuer që u mundëson kompanive, duke përfshirë bankat, agjentët, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe faturuesit e tjerë për të arritur klientët e tyre në të gjitha llojet e pajisjeve dhe përmes një sërë kanalesh si email, mesazhe tekstesh, media sociale dhe chatbots, në mënyrë të sigurt.
Broadridge tani do të integrojë softuerin e zhvilluar nga kompania izraelite në platformat e saj, por gjithashtu do të ndërtojë ekipin lokal për të zhvilluar produkte të tjera për kompaninë.