
Volejboll femra, Izraeli dhe Shqipëria bashkë në grupin B për Euro League
Ndeshja e parë do të luhet në qytetin izraelit Raanana, më 23 maj 2018. Takimi i kthimit luhet në Tiranë, më 30 maj

Izraeli dhe Shqipëria do të përballen në elliminatoret e European League në Volejboll për Femra.
Të dy skuadrat kombëtare, së bashku edhe me Gjeorgjinë dhe Austrinë, bëjnë pjesë në grupin B të ligës “Silver” (liga e dytë).
Ndeshjet do të zhvillohen me system vajtje-ardhje.


Ndeshja e parë është ajo Izrael-Shqipëri, e cila do të luhet në qytetin Raanana, do të zhvillohet më 26 maj 2018 (ora 19:00).
Takimi i kthimit do të luhet në Tiranë, më 30 maj (ora 17:00).
Kosova bën pjesë në grupin A të “Silver League”, së bashku edhe me Zvicrën, Suedinë dhe Estoninë.