Israel Chemicals shet dy linja prodhimi për 1 miliard dollarë
Në vitin 2017 arkëtoi 5.4 miliardë dollarë. Blihet nga amerikania SK Capital Partners
Kompania izraelite, Israel Chemicals Ltd., e njohur botërisht për prodhimet e plehrave kimike, shiti te amerikania SK Capital Partners LP, për shumën e 1 miliard dollarëve, dy degë jo shumë të rëndësishme të saj: ato të sigurisë kundër zjarrit dhe të nënprodukteve të naftës,
Gjatë vitit 2017, këto dy degë gjeneruan 294 milionë dollarë në shitje dhe 112 milionë dollarë fitime operative.
LEXO EDHE
Shumëkombëshja Israel Chemicals Ltd, midis të tjerave, është prodhuesi i gjashtë më i madh në botë i potasit dhe shërben në tre tregje kryesore: bujqësi, ushqimore dhe materiale inxhinierike.
Firma ka të punësuar mbi 12.660 punonjës në botë dhe në vitin 2017 arriti deri në 5.4 miliardë dollarë shitje.