70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1956
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.
VITI 1956
1 maj – Ministri i Financave, Levi Eshkol, miraton themelimin e qytetit të Ashdodit. Aktualisht, Ashdod është qyteti i gjashtë më i madh i Izraelit dhe porti më i madh në Izrael, 60% e mallrave të importuara të vendit përpunohen aty. Qyteti është gjithashtu një qendër e rëndësishme rajonale industriale. Ashdod ka një popullsi mbi 222 mijë banorë.
8 maj – Izraeli dhe Austria vendosin marrëdhënie diplomatike.
6 qershor – Themelohet Universiteti i Tel Avivit. Me mbi 30,000 studentë, Universiteti është më i madhi në vend. Universiteti është qendra e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, që përbëhet nga 9 fakultete, 17 spitale mësimore, 18 qendra artistike, 27 shkolla, 106 departamente, 340 qendra kërkimore dhe 400 laboratorë.