70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1958
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.
VITI 1958
7 janar – Kryeministri David Ben-Gurion merr votëbesimin për Qeverinë e 8-të izraelite, ku ai vetë mban edhe detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Golda Meir është ministre e Jashtme e Izraelit.
12 shkurt – Parlamenti miraton Ligjin Bazë të Kneset.
19 gusht – Mbahet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Biblës në Jeruzalem.
Hapet Supermarketi i parë në Tel Aviv.
Prodhuesi izraelit i makinave dhe motorëve, Autocars Co. prezanton makinën e parë, të quajtur “Sussita”.
Nis ndërtimi i Qendrës së Kërkimeve Bërthamore në Negev me asistencën e qeverisë franceze.