
Startupet izraelite grumbulluan 330 milionë dollarë gjatë muajit mars
Në tre muajt e parë të 2018 janë grumbulluar 1.1 miliardë dollarë nga 1.03 në 2017

Startupet izraelite grumbulluan rreth 330 milionë dollarë gjatë muajit mars, sipas njoftimeve për shtyp të lëshuara nga kompanitë që kanë përfunduar raundet e financimit. Shifra mund të jetë më shumë, pasi disa kompani preferojnë të mos i publikojnë investimet që kanë marrë.
Sipas njoftimeve për shtyp, startupet izraelite grumbulluan rreth 260 milionë dollarë në muajin janar dhe 500 milionë dollarë në shkurt duke e çuar tremujorin e parë në nën 1.1 miliardë dollarë, nga 1,03 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2017, sipas portalit ekonomik izraelit Globes.co.il.
Gjatë vitit 2017, grumbulluan një rekord prej 5.24 miliardë dollarë të thithura, nga 4.8 miliardë dollarë në 2016.
LEXO EDHE