Intel Izrael ndërton procesorin më të mirë për laptopët
Familja e re e Gjeneratës së 8-të të procesorëve performon 88% më mirë se një kompjuter 3 vjet në përdorim
Intel Corp., prodhuesi i dytë më i madh në botë i gjysmëpërçuesve, zbuloi të martën një linjë të re të procesorëve të “Gjeneratës së tetë”, e cila përfshin atë që, gjiganti amerikan e quajti “procesori më i mirë” për laptopët që Intel “ka ndërtuar ndonjëherë.”
Dizajni i çipave të rinj u drejtua nga ekipi i zhvillimit në Haifa, Izrael.
Familja e re e procesorëve Intel Core të “Gjeneratës së Tetë” lejon kompjuterët të bëjnë 88 për qind më të mirë se një PC trevjeçar dhe 29% më mirë se procesorët e prodhimit të gjeneratës së shtatë të procesorëve.
Intel e lançoi së pari procesorin e vet e Gjeneratës së 8-të në gusht 2017
Intel operon në Izrael që nga viti 1974 dhe ka punësuar rreth 10,000 punëtorë në qendrën e prodhimit Kiryat Gat dhe në katër qendra zhvillimi në Haifa, Yakum, Jeruzalem dhe Petah Tikva.
Qendra Haifa është më e madhe e Intel jashtë SHBA.
Vitin e kaluar, Intel bleu Mobileye me bazë në Jeruzalem, një krijues i sistemeve të avancuara të imazhit dhe asistencës së shoferëve për përdorim në makinave autonome, për një shumë prej 15.3 miliardë dollarësh, blerja më e madhe e një firme izraelite të teknologjisë.