Sekretet e jetëgjatësisë së lartë të izraelitëve
Kombinimi i një diete mesdhetare, konsumimi i ulët i alkoolit, vlerat e forta familjare dhe kulturore, si dhe një sistem i shkëlqyer shëndetësor mund të jenë faktorët kryesorë që e bëjnë Izraelin në vendin e pestë në mbarë botën në renditjen e jetëgjatësisë, sipas National Geographic Travel.

Deri në vitin 2015, mesatarja më e lartë e jetëgjatësisë është në Japoni, Kore, Zvicër, Itali dhe Izrael. Kjo është renditja e pesë vendeve të para.
Kjo renditje ishte një nga aspektet e vërejtura si të rëndësishme nga autorët e një raporti të sapo të OKB-së për nivelin e lumturisë në 156 vende.
Në renditjen e përgjithshme të lumturisë, Izraeli u rendit në vendin e 11 pas Finlandës, Norvegjisë, Danimarkës, Islandës, Zvicrës, Holandës, Kanadasë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Australisë.
Shteti hebre ishte në vendin e 12-të në drejtim të lumturisë midis shtetasve të huaj të lindur në vendin ku ata jetojnë.