Porsche investon te kompania izraelite e autoteknologjisë, Anagog
Kompania gjermane e prodhimit të makinave ble aksione. Teknologjia e Anagog, e integruar në aplikacionet për smartfon
Kompania gjermane e prodhimit të makinave, Porsche, ka investuar në kompaninë autoteknologjike izraelite Anagog nëpërmjet njësisë së saj Porsche Digital GmbH. Asnjë detaj financiar nuk u zbulua. Porsche deklaroi se “ka blerë një sasi të vogël aksionesh”.
E themeluar në vitin 2010 nga CTO Gil Levy dhe COO Yaron Aizenbud, startua i bazuar në Tel Aviv ka rreth 30 punonjës dhe është i specializuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI) në kontekstin e lëvizshmërisë.
Programet kompjuterike dhe patentat nga Anagog lejojnë kompanitë të kuptojnë më mirë dhe parashikojnë sjelljen e konsumatorëve në situata të caktuara, duke çuar në veçori të tilla si opsionet e parkimit inteligjent.
Teknologjia e ofruar nga Anagog është e integruar në aplikacionet për smartfon dhe aktualisht përdoret në rreth 100 aplikacione të ndryshme.
Analiza e të dhënave ndodh direkt në pajisjen celulare, që do të thotë se nuk ka nevojë që të dhënat e përdoruesve të transferohen në cloud ose në serverat e jashtëm. Si rezultat, përdoruesit mbajnë kontroll të plotë mbi të dhënat e tyre, duke përfituar ende nga shërbime më të mira kontekstuale.
Drejtori menaxhues i Porsche Digital, Thilo Kosloëski tha: “Jemi të kënaqur që investimi ynë në Anagog na lejon të vazhdojmë të zhvillojmë ekspertizën dhe mundësitë tona në lidhje me inteligjencën artificiale në fushën e lëvizshmërisë. Skena e startupeve izraelite në sektorin e teknologjisë bazohet në një sasi të madhe të njohurive dhe potencialeve. Ne jemi të etur për të punuar me kompanitë e reja për të vazhduar zhvillimin e ofertave të reja dixhitale dhe për të nisur këto zgjidhje në treg shpejt në mënyrë që klientët të fillojnë të përfitojnë prej tyre”.
Dy muaj më parë, Anagog mori 10 milionë dollarë nga investitorët, duke përfshirë kompaninë gjermane të makinave Daimler. Kompania kishte grumbulluar 15 milionë dollarë para investimit të Porsche.