70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1961
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.
VITI 1961
El Al Israel Airlines, i themeluar në vitin 1948, fillon të fluturojë pa ndalesa midis Tel Avivit dhe Nju Jorkut, duke vendosur një rekord botëror për fluturimin më të gjatë në vazhdim.
Akademia e Shkencave dhe Humanitetit të Izraelit (Israel Academy of Sciences and Humanities), me seli në Jeruzalem, Izrael, u themelua në vitin 1961 nga shteti i Izraelit për të nxitur kontaktet midis dijetarëve izraelitë në shkencat dhe shkencat humane dhe për të krijuar një institut për këshillimin e qeverisë për projektet kërkimore me rëndësi kombëtare. Anëtarët e saj përfshijnë shumë nga studiuesit më të shquar të Izraelit.
11 Prill – Gjyqi i Adolf Eichmann fillon para një gjykate izraelite në Jerusalem. Eichmann akuzohet për 15 akuza penale, duke përfshirë krime kundër njerëzimit, krime kundër popullit hebre dhe anëtarësim në një organizatë të jashtëligjshme. Gjyqi krijoi interes të madh ndërkombëtar.
22 Maj – Regjistrimi i Popullsisë: 2,179,491 banorë në Izrael.
15 gusht – U mbajtën zgjedhjet për 120 vendet në parlamentin e pestw tw Izraelit. Partia Mapai, e udhëhequr nga kryeministri David Ben-Gurion, u rendit e para me 42 deputetw, me Partinë Herut të dytë me 17 deputetw.
2 nëntor – Kryeministri izraelit David Ben-Gurion mori miratimin për të formuar një qeveri të re koalicioni. Knesset votoi 63-46.
15 dhjetor – Një gjykatë e Izraelit për krimet e luftës dënon Adolf Eichmann me vdekje për rolin e tij në Holokaust.