Drejtori për Ballkanin, Jossy Avni Levy: Izraeli, bashkëpunim me gjithë rajonin

Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Jossy Avni Levy, interviste për emisionin “PASSPORT” në SCAN


Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Jossy Avni Levy gjatë një interviste për emisionin “PASSPORT” në SCAN thotë se vendi i tij synon rritjen e forcimit të bashkëpunimit me gjithë vendet e rajonit të Ballkanit. Në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës, Levy thotë se në të ardhmen do të ketë ndryshim të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës, nga e cila ka marrë përshtypje shumë pozitive në vizitat e fundit. E ndërsa për Ballkanin dhe të ardhmen në BE, ai shprehet optimist, e kundërta ndodh me Lindjen e Mesme, ku sipas zotit Levi situata është shumë më problematike.

 Zoti Levi ju falenderoj që pranuat të jeni pjesë e emisionit tim “PASSPORT”

Faleminderit juve.

Ju e njihni shumë mirë rajonin, por dua t’ju pyes si e njihni Shqipërinë?

Siç edhe ju e thatë unë kam shërbyer si ambassador në Serbi dhe në Mal të Zi për rreth 5 vjet, dhe e njoh rajonin nga ajo perspektivë. Por të qenit atje me ka dhënë edhe një qasje ndaj të gjithë rajonit. Unë e kam vizituar Kosovën disa herë, dhe kam një përshtypje të jashtëzakonshme për këtë pjesë të Ballkanit, dhe të them të drejtën kam parë shumë ngjashmëri mes vendeve të Ballkanit që kam vizituar. Edhe nëse ju pëlqen ose jo, ju jeni të gjithë ballkanas, e them këtë më idenë se kjo duhet tju japë më shumë shpresë për të qenë më pranë njëri tjetrit dhe ta përdorni si avantazh këtë element, pozicion të mirë gjeografik, ushqim i mirë, një klimë e shkëlqyer dhe mbi të gjitha njerëz të mrekullueshëm. Kjo e fundit e bën një vend të suksesshëm, njerëzit. Jo malet apo liqenet, apo deti që ju i keni “perla”, por dua ta theksoj se çelësi i suksesit janë njerëzit. Nga ajo që kam parë jam shumë optimist dhe besimplotë për Shqipërinë, sepse kam lexuar përshtypjet e ambasadorit tonë të mrekullueshme, dhe kam parë edhe personalisht njerëz të mrekullueshëm.

 

Faleminderit!

Ju përmendet edhe Kosovën, dhe unë dua tju bëj një pyetje direkte, pse shteti i Izraelit nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe kur besoni do të vijë ajo ditë që Jeruzalemi zyrtar do ta njohë?

Nuk jam i habitur nga kjo pyetje, isha e sigurt se ju do të ma drejtonit një pyetje të tillë. Kur kam qenë për vizitë në Kosovë, një pyetje e tillë më është bërë shumë herë. Të qenit për disa vite ambassador në Serbi, më ka dhënë një qasje më komplekse për këtë çështje, duhet ta them pak njerëz kanë njohuri për kompleksitetin e Kosovës. Dua ta them me krenari se isha ambasadori i parë në Serbi, që kam zhvilluar një mision në Kosovë, me qëllim njohjen e atij vendi.

Qëllimi i asaj vizite njohëse, ishte të prekja nga afër dhe ta shikoja çfarë ishte Kosova. U takova me presidentin, kryeministrin, ministra, dhe shumë njerëz të thjeshtë të atij vendi. Në Kosovë ka njerëz që kanë krijuar shoqatën e miqësisë shqiptaro-hebreje, dhe u takova edhe me ata, që janë njerëz të jashtëzakonshëm, me të cilët ruaj miqësi edhe në ditët e sotme. Por politika është një çështje mjaft e komplikuar, dhe përgjigja për pyetjen e njohjes së Kosovës, që e kam hasur në Kosovë të paktën 150 herë, do të marrë përgjigje në Jeruzalem kur të vijë koha e duhur.

Disa nga ekspertët më të mirë që ne kemi në Ministrinë e Jashtëme, si zoti Ravner, që gjithashtu e ka vizituar Prishtinën, gjithashtu foli për një ndryshim të marrëdhënieve në të ardhmen mes Jeruzalemit dhe Prishtinës. Por qëllimi dhe objektivat e momentit janë të njohim më shumë njëri tjetrin, të rrisim shkëmbimet tregtare, të kemi më shumëinvestime dhe këtu kam parasysh gjithë Ballkanin. E di që kjo përgjigje nuk ishte e qartë, por nuk ka të tilla ndaj një pyetje kaq komplekse. Ajo që mora me vete nga vitet e mia në Beograd, ku kalova 5 vite, që do t’i mbaj në kujtimet e mia gjatë gjithë jetës, sepse kam kaluar disa nga vitet më të bukura të jetës time.

Ajo që do të mbaj mend nga jeta ime në Beograd dhe vizita e shpeshta në Kosovë, është se njerëzit e mirë gjejnë gjithmonë urat e bashkëpunimit me njëri tjetrin. Sidomos kur ka simpati, ka një njohje më të mirë të tjetrit. Unë kam takuar njerëz të mrekullueshëm kudo ku kam qenë, dhe kjo më ka dhënë besim shumë shumë të madh për të ardhmen e këtij rajoni, dhe e kam bindje që më e keqja ka kaluar. Të mendosh se çfarë ka ndodhur në Ballkan, vetëm 20 vite më parë, dhe të mendosh për ditët e sotme. Unë kam dëgjuar edhe nga ministri juaj i turizmit në një vizitë në Jeruzalem, se do të mbahet një konferencë këtu në pranverë, dhe do të ketë delegatë nga Beogradi, Kroacia, Bosnja, Kosova etj, që do të flasin për turizmin.

S’ka më mirë se turizmi për të afruar popujt dhe për të hapur dyert e identitetit tuaj. Gjithashtu kam dëgjuar se do të ketë fluturime direkte për herë të parë mes Izraelit dhe Shqipërisë. Besoj se do të ketë shumë Izraelit që do të vijnë këtu, dhe kjo është diçka e mrekullueshme, sepse ju keni një vend fantastik, me një pozicion gjeografik fantastik, vetëm 2 orë larg fluturim me Izraelin, njerëzit do të vijnë këtu dhe do të shikojnë bukurinë e këtij vendi.

Shqipëria ka një emër misterioz për shumë izraelitë dhe nëse do të vijnë këtu ata do të njohin historinë e jashtëzakonshme të shpëtimit të hebrejve që Shqipëria ka bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë Holokaustit. Në ato momente të errëta të historisë, të mbushura me vuajtja, dëshpërim, tortura dhe krime të tmerrshme ndaj njerëzimit në gjithë Europën e pushtuar, ishin disa njerëz që mund t’i quaj trima dhe shumë kurajozë por edhe shumë humanë që hapën dyert për njerëzit në nevojë dhe shqiptarët mbrojtën shumë hebrej.

Shifrat nuk janë të larta sepse dhe komuniteti këtu ishte shumë i vogël, por asnjë nuk u vra nga nazistët, por jo vetëm ata që jetonin këtu, por edhe hebrenj që vinin nga Greqia, Polonia apo edhe Gjermania, gjetën strehë në malet e Shqipërisë, në ferma apo në shtëpi të myslimanëve dhe të krishterëve. Kjo është një histori unike që ju bën juve si Shqipëri të mrekullueshëm. Por njerëzit në Izraelin nuk e dinë mjaftueshëm këtë gjë. Kjo histori kaq e veçantë, sepse ju jeni dhe autentik. Shumë mund të thonë dhe jo shumë e zhvilluar, por e shikoj si diçka jo negative sepse keni ende zona të paprekura dhe më duhet ta pranoj nuk kam parë sa duhet, 4 ditë nuk mjaftojnë.

Duhet të riktheheni përsëri në të ardhmen.

Do të vij.

Një pyetje tjetër, lidhet me rolin e Shqipërisë në rajon, si e shikoni atë?

Dua ta rithem se do të flas si një diplomat që e ka parë Shqipërinë nga jashtë. Besoj se ju keni një rol mjaft të moderuar, dhe një rol mjaft pozitiv, në një rajon që gjithmonë ka qenë në kufi me atë që mund të kthehej në një vullkan, por që nuk është më ashtu. Besoj jo, sepse ka pasur një bashkëpunim mes presidentit aktual Aleksandër Vuçiç, që më parë ka qenë kryeministër dhe që është edhe një mik i imi personal, me kryeministrin Edi Rama, të cilët e kuptuar nevojën për ulur tonet dhe për t’i dhënë rajonit qetësinë e nevojshme. Ka patur shumë çështje vulnerabël, por sjellja e zgjuar e dy liderve i vuri gjërat në vendin e vet.

Njerëzit këtu shikojnë nga e ardhmja, dhe këtë e kam konstatuar edhe vetë se ka një dëshirë të madhe si nga shqiptarër, si nga serbët apo kosovarët, pra gjithë rajoni për të pasur një të ardhme më të mirë. Njerëzit kërkojnë një ekonomi më të mirë, sistem arsimor më të mirë. Unë e di që TV SCAN është i fokusuar tek ekonomia dhe duhet ta pranojmë se ekonomia është lokomotiva e të ardhmes. Ne në Izrael e gjetëm këtë sekret, ne jemi duke e transformuar tregun tonë, nga një treg tradicional në hi-tech. 51-53% e eksporteve tona lidhet me hi-tech, në sektorin e medias, mjekësisë, hi-tech bujqësi, etj, kjo është e ardhmja.

Ne jemi duke krijuar të ardhmen ditë pas dite, me zbulime të jashtëzakonshme, sepse aseti më i madh siç e thashë edhe më herët janë njerëzit. Dhe ne kemi një këtë kutinë e vogël, që është truri, dhe këtu fillon e ardhmja në mendjen tonë. Nese keni të rinj e të reja inteligjentë dhe unë jam i bindur që ju i keni këtu dhe shumë do të thoja, dhe nëse ju jepni mundësinë që ndjekin ëndërrat e tyre, pra lerini tju flasë ëndrra, për të krijuar ose bërë shpikje të reja, për të ndërtuar start-up-e.

Start up-et, mund të tju ndihmojnë të ktheheni në një vend Start UP. Ne në Izrael e kemi bërë dhe më sukses të madh. Edhe në ekonominë e Izraelit ka një periudhë recesioni tani, por gjithsesi jeni një ndër ekonomitë më të sukseshme në botë, ekonomia jonë po rritet, dhe po prodhojmë shumë. GDP jonë për capita ka shkuar në vlerën e 40 mijë dollarëve dhe kjo bën që ne të renditemi në 25 ekonomitë më të mira të botës. Izraeli është një shtet me popullsi të re dhe i rrethuar nga shtete që nuk kemi një treg të përbashkët, nuk kemi fluturime direkte, madje as nuk kemi komunikim dhe jo për fajin tonë, por për shkak të tyre.

Do tju pyes pak më poshtë edhe për atëpjesë.

Jemi të rrethuar nga Libani, Siria, Jordania me të cilën kemi një bashëpunim strategjik, dhe Egjipti që është një shtet shumë i qëndrueshëm, por situata krahasuar me Ballkanin është shumë më ndryshe. Këtu siç e thashë edhe më parë, më e keqja ka kaluar. Koha e luftës, unë mendoj është lënë pas, Dhe nuk mund ta them diçka të tillë për Lindjen e Mesme.

Doja të kalonim te çështjet ekonomike, a besoni se teza për një treg të përbashkët në rajonin e Ballkanit që vjen nga Procesi i Berlinit, është e mundur?

Po besoj se po. Kjo derivon nga ajo që unë thashë edhe më herët, e ardhmja është ekonomia, dhe ky rajon është shumë i pasur me burime njerëzore, dhe këtë panoramë e kam venë re në gjithë Ballkanin. Por sidomos në Shqipëri, ju keni shumë të rinj të mirëarsimuar, në disa nga shkollat më të mira europiane, dhe me shumë etje për të ecur përpara. Por keni edhe disa shtete të suksesshme në rajon sa i takon ekonomisë. Gjithashtu keni edhe te porta nese mund ta quajmë kështu, për t’u anëtarësuar në BE. Sinqerisht e uroj që shumë shpejt ju të jeni edhe vend anëtar i Bashkimit Europian.

Besoj se krijimi i besimit në ekonomi, është një domosdoshmëri për një ardhme më të mirë, thënë më thjesht ju duhet të prodhoni. Dhe në lidhje me çfarë, secili shteti në rajon duhet të mendoj se në cilën pjesë të ekonomisë është më i mirë. Ne në Izrael pamë që nuk kishim burime natyrore të mjaftueshme, së fundmi kemi zbuluar edhe gaz natyror në det, dhe një ditë do të jemi edhe eksportues të gazit natyral.

Kjo është një mrekulli e vogël mund ta quaja që na ndodhi ne, sepse jemi ndër vendet e vetme në lindje që nuk kemi burime të tilla natyrore si nafta. Por ne gjetëm altrrnativën që është faktori njerëzor dhe kjo na bëri që të jemi shumë të mirë në media, në start up-e etj. Psh sms i pare është zbuluar në Izrael, ose alarmet makinave, sistemet për trafikun e makinave, që ju shit një kompanie amerikane për 15 miliardë dollarë.

Pra mendoni pak për të ardhurat dhe përfitimet që mund t’i vijnë një vendi nga kapitali njerëzor. Ne jemi fokusur në mjekësi për momentin, dhe ju duhet të prodhoni, në mënyrë që të keni një treg të mirë dhe të qëndrueshëm. Ju mund të ofroni shërbime financiare, ju mund të prodhoni turizëm, pasi jeni një vend shumë i bukur. Ju keni shumë zona të paprekura në bregdet, keni male shumë të bukura dhe panoramike.

Gjithë Ballkani do të thosha është shumë i bukur dhe ky kombinim me të rinj te arsimuar dhe inteligjentë me pozitën gjoegrafike shumë të mirë, dhe pa armiq rreth vetes, pra mund të jenë pika shumë të mira për të filluar ndërtimin e një ekonomie të shëndetshme. Unë jam shumë optimist për këtë, që nëse përdorni sa më mirë aftësitë tuaja, do të krijoni vet një të ardhme të mirë.

Unë kam parë disa shifra zyrtare dhe numri i kompanive izraelite në Shqipëri është shumë i vogël, pse është kjo situatë?

Para së gjithash Ju keni të drejtë, ka shumë bashkëpunim ekonomik mes Izraelit dhe Shqipërisë, dhe në shifra shkojnë në disa million dollar pra një shifër e ulët. Është duke u diskutuar që kompani Izraelite të përfshihet në kërkimin e naftës dhe gazit në det në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për një nga kompanitë tona më të mëdha dhe të njohur ndërkombtarisht Delek. Shpresoj që të ketë një ardhje të kësaj kompanie këtu.

Ekonomia nuk ka nevojë për ndërmjetësues, kur kompanitë e mëdha dhe serioze shikojnë mundësi ato angazhohen. Ato s’kanë nevojë për ambasada që tju hapin dyert. Në ditët e sotme kompanitë e dinë ku të investojnë. Kur të vijë momenti i përshtatshëm do të kemi një pushtim të kompanive izraelite këtu. Në Serbi kemi një numër më të madh kompanisë izraelite që po shtohen dita ditës, në fushën e pasurive të paluajtshme, në bujqësi të avancuar, në turizëm.

Por që në mendimin tim nuk është mjaftueshëm. Nuk jam një ekspert i raporteve ekonomike të Shqipërisë dhe Izraelit, sepse sapo jam emëruar si i ngarkuari me punë në ministrinë e Jashtme për Ballkanin. Besoj se një rol i madh që ne duhet të aplikojmë si zyrtarë, lidhet me informimin e kompanive për mundësitë që ofron Shqipëria dhe fushat që mund të investohet. Ne këtë jemi duke bërë dhe besoj do të ketë zhvillime pozitive.

Po insistoj pak te ekonomia, çfarë mund të bëhet më mirë në të ardhmen për të rritur shkëmbimet ekonomike?

Mendoj se hapi i pare është të njohim njëri tjetrin, sepse shumë biznesmenë izraelitë nuk e njohin Shqipërinë, dhe tani është duke u folur për të. Kompanitë izraelite që ndodhen në Jeruzalem, në Tel Aviv apo në Haifa, janë duke investuar në Rumani, Serbia apo Guatemala, paraja qarkullon shpejt. Shumë kompani nuk e dinë ende çfarë ofron Shqipëria dhe me punën e madhe që po bën edhe ambasadori juaj në Izrael në aspektin ekonomik, do të kemi edhe delegacione tregtie mes 2 vendeve.

Shpresoj që edhe në momentin që do të ketë fluturime direkt mes 2 vendeve, do i japë një shtysë akoma më të madhe njerëzve për t’u afruar me njëri tjetrin. Pa fluturimin direkt duhen më shumë se 8 ose 10 orë për të ardhur këtu, që janë shumë. Por me fluturimet direkte do të duhen më pak se 2 orë, që është shumë pak madje është distance mes 2 vendeve fqinje. Prandaj besoj se fluturimi direkt dhe ndërhyrja e ministrive tona, për të bërë të njohur shportën e mundësive që ofron Shqipëria, do të japë një dimension tjetër për raportet mes 2 vendeve. 

Dua ta ndryshojmë pak temën e diskutimin tonë dhe të flasim pak për politikë dhe diplomaci. Si e shikoni qëndrimin e qeverisë shqiptare për të mos mbështetur nismën e presidentit amerikan Donald Trump, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit? A do të ndikojë ky vendim? E di që është çështje e diskutuar por s’mund të shmnaget.

Jo nuk do të ndikojë në raportet tona, dhe më lejoni të jem shumë i sinqertë me ju. Ne u zhgënjyem, dhe nëse më pyet mua a ishim të gëzuar me atë qëndrim, është e qartë JO. Por nuk jemi të inatosur, por u zhgënjyem shumë. Ne e njohim kodin e sjelljes së shqiptarëve, ne e dimë që ju keni axhendën tuaj, dhe nuk jeni lojtarë të vetëm në këtë lojë “Shesh BESH”. Ju doni të jeni pjesë e BE, dhe keni shumë të drejtë të jeni.

Ju keni miq në Bashkimin Europian që ndoshta ju kanë thënë çfarë është më e mira të bëni, edhe pse mendojmë se ajo nuk është gjëja më e mirë për të bërë. Ose ndoshta keni patur telefonata nga vende të tjera, dhe këtë ne nuk mund ta dijmë dhe nuk kërkojmë ta dijmë. Ajo që është e qartë është se Jeruzalemi është kryeqyteti jonë, dhe këtë e dime në e dini Ju, dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshoj. Jeruzalemi ka qenë kryeqyteti jonë prej më shumë se 3 mijë vjetësh, dhe nuk ka qenë në asnjë periudhë të histori kryeqyteti i asnjë shteti apo populli tjetër. Shumë vende e pushtuan, por asnjë se bëri kryeqytet, vetëm ne.

Në Mesjetë ka qenë një periudhë kur kryqtarët erdhën në Jeruzalëm dhe e pushtuan duke shpallur edhe Mbretërinë e Jeruzalemit, dhe kjo ishte një nga shumë shembujt që shumë pushtues bënë, duke pushtuar Jeruzalemin por duke mos e bërë atë asnjëherë kryeqytet. Asnjë vende arab apo musliman nuk e bërë atë kryeqytet. Gjithsesi ne e dimë që është një klime politike ndërkombëtare dhe disa vende duhet të sillen sipas interesit të tyre personal.

Ne jemi të zhgënjyer e përsëris por jo të inatosur, ju kemi shumë përzemër dhe marrim dhe japim mesazhe simpatie mes nesh vazhdimisht. Ne kemi patur edhe një vizitë të rëndësishme të ish kryeministrit Sali Berisha, dhe kryeministri izaelit Beniamin Netanjahu mbëshetet dukshëm Shqipërinë sa herë mundet.

Kam ndjekur me vemendje fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Uashington në mbledhjen e IPAK, dhe ishte diçka e jashtëzakonshme dhe mori shumë duatrokitje. 8 mijë hebrej mbështetës të Izraelit morën pjesë në atë takim dhe ju la mbresa të jashtëzakonshme fjalimi I tij. Atë e ndoqëm dhe ne në Jeruzalem, dhe e ndjejmë se jemi shumë miq.

Një pyetje tjetër në kontekstin rajonal këtë herë. Ju e njihni shumë mirë rajonin, cilat mendoni se janë diferencat mes Shqipërisë dhe Serbisë?

Dua të jem i sinqertë me ty, kur erdha këtu vura re më shumë ngjashmëritë. Ju jeni njerëz të ndryshëm, flisni gjuhë të ndryshme, ata kanë një fe tjetër, kanë një histori të ndryshme nga ju. Ndoshta shumë njerëzve këtu mund të mos ju pëlqejë kjo që do të them, por unë kam kaluar 5 vite në Serbi të mrekullueshme dhe kam dashuri për atë vend. Por gjithashtu kam vlerësim të jashtëzakonshëm dhe ju dua dhe juve, sepse kam parë njerëz të qeshur, miqësor.

Kur ne në Izrael shikojmë dikë që na jep një miqësi të pastër ne jemi të gëzuar. Bashkë me mua këtu ka ardhur edhe një delegacion me të rinj izraelit hebrej dhe arabë dhe u takuan me homologët e tyre në shkollën e mesme Sami Frashëri, dhe unë vetë zhvillova biseda me nxënësit dhe i pyeta si e njihni Izraelin. Ata mu përgjigën se e njihnin mirë Jeruzalemin, Izraelin, Biblën, ngjarjet e tmerrshme gjatë holokaustit, dhe mendova se ky është një vend i jashtëzakonshëm, me vlerësim për popullim e izraelit. Kuptova çdo të thotë për një vend të jetë vetëm dhe i rrethuar me ujq. Kjo më bëri te ndjej simpati të madhe për ju.

Por këtë ndjesi e kam patur edhe në Serbi. Ne ishim edhe tek shkolla Mimoza ku të rinj performuan muzikë dhe valle nga folklori juaj i mrekullueshëm dhe mua me la shumë mbresa, dhe mendova se ky është një vend që ja vlen të shkruar kur të kthehesh në Izrael dhe do ta bëj me kënaqësi. Nëpër rrugët e qytetit në kafe apo bare, vihet re një atmosferë shumë ballkanike. Dhe këtë ndjesi e kam patur në shumë qytete të rajonit.

Dhe nëse hiqni emrat e rrugëve, unë do ta kisha të vështirë të kuptoja ku ndodhem. Pra ka diçka shumë autentike ballkanase këtu, njerëzit që ulen konsumojnë kafe, duke qeshur, koha ecën ngadalë, dhe kjo nuk është diçka e mirë për ekonominë. Por është shumë e mirë për aspektin social, dhe kjo është një gjë që më pëlqen shumë këtu në Ballkan. Më vjen keq që po qëndoj shumë pak këtu, por do të rikthehem.

Kur besoni se Serbia do ta njohë Kosovën?

Ju dukem gjë si profet.

Jo, por ua u bëj këtë pyetje sepse ju e njihni shumë mirë realitetin në Beograd, dhe pyetja ime lidhet pikërisht me atë këndvështrim?

Politikanët serbë janë shumë të vetëdijshëm për çështjen e Kosovës, për realitetin e ri. Dhe kanë një qëndrim të moderuar në lidhje me këtë. E njëjta gjë është edhe me palën kosovare dhe ata janë duke komunikuar me njëri tjetrin. Me lejoni të jem shumë i hapur me ju, jam shumë më optimist për Kosovën dhe Serbinë se për situatën në Lindjen e Mesme, rajon në të cilin ka shumë fuqi të errëta që po rriten dhe ne duhet të ballafaqohemi, siç është ekstremizmi dhe terrorizmi.

Dhe dëshira për të shkatërruar tjetrin. Asnjë nuk kërkon të shkatërrojë Serbinë, Kosovën apo Shqipërinë, ju nuk keni luftë fetare dhe nuk keni grupe të shkatërrojnë dhe masakrojnë fshatra të tëra vetëm se i përkasin një besimi tjetër.

Nuk kanë ndodhur këto në vendin tuaj, por kanë ndodhur në rajonin tonë, dhe jo shumë kohë më parë. Shikoni çka ndodhur në Siri. Në lidhje me pyetjen tuaj, nuk e di nëse do të ndodh, por di që kanë një angazhim të madh për të gjetur një zgjidhje për vendin e tyre në lidhje me çësthjen. Gjithashtu e dinë se lufta ka mbaruar dhe duan të hapin një kapitull tëri.

Një pyetjet që lidhet me rajonin, kemi një rritje të pranisë së Rusisë dhe të Turqinë, si e shikoni është diçka e mirëështë diçka e keqe?

Kush jam unë për ta vlerësuar këtë gjë. Turqia është një faktor me shumë influentë në rajon, e di që është e pranishme këtu në shumë aspekte. Sapo mësova se historia jua është shumë e përfshirë me atë turke gjatë periudhës otomane, kanë qenë 45 vezirë shqiptarë gjatë Perandorisë.

Po madje edhe Sami Frashëri dhe personalitete të tjera si Ismail Qemali, kanë qenë edhe deputetë por edhe akademikë të shquar në Turqi.

Kjo është një gjë e mirë, ju keni trashëgimë tuaj, dhe është shumë e afërt me trashëgiminë otomane, kjo është diçka që askush nuk mund t’ja u marrë dhe nuk duhet. Edhe Izraeli në atë periudhë ish Palestina ka qenë e pushtuar për rreth 400 vjet nga otomanët, dhe ka ndikimin e saj në ushqim në emra, etj. Në Serbia më shumë do të thoja, ku ka shumë emra turq, por këtu tek ju ka qenë shumë më e forta influenca e tyre, dhe më shumë anonte nga e mira, ndërsa për të tjerët ka qenë diçka e keqe.

Kemi diferenca sa i përket këtij këndvështrimi.

Mirëështë gjë e mirë që dëgjoj zëra të ndryshëm. Ajo që nevojitet këtu është se duhet qetësi, për ta kuptuar njëri tjetrin dhe për të shmangur konfliktet.

Ne në Izrael punojmë shumë për të ruajtur një dialog pozitiv me Ankaranë. Nuk është sekret që raportet mes Izraelit dhe Turqisë, gjatë dekadës së fundit kanë patur ulje ngritjet e tyre, ndonjëherë më shumë ulje se rritje. Por kjo nuk ka ndodhur për fajin tonë, ne gjithmonë I kemi dhënë mesazhe Ankarasë se jemi të interesuar për dialog pozitiv, pork a disa factor shumë të rëndësishëm që dua ti ndaj me ju.

Neve nuk na vjen mirë, për lidhjet e tyre direkte me Hamasin përshembull, që është edhe një organizatë terroriste. Dhe nuk na vjen aspak mirë për këtë. Nuk jemi aspakt të kënaqur me raportet e tyre të afërta me Iranin, shtet i cili është kërcënimi më i madh, kërcënim që lidhet me vetë ekzistencën. Ata nuk pranojnë fare të drejtën tonë për të ekziztuar. Dhe ky është shembulli i vetëm në OKB, që një shtet anëtarë nuk pranon ekziztencën e një shteti tjetër anëtar i OKB-së.

Madje ata thonë se Izraeli duhet të zhduket dhe kjo për mua është një thirrje për genocid. Iranianët janë duke ndërtuar kapacitete bërthamorë, janë duke mashtruar botën, por ne e dimëçfarë janë duke bërë, ata e dinëçfarë janë duke bërë. Por edhe shumë njerëz në botë e dinë se çfarë ata janë duke bërë. Po ndihmojnë organizata terroriste kudo, po ndihmojnë Hezbollahun, në veri të Libanit, që nuk e lënë që vetë Libani të jetë i lirë.

E keni fjalën për militantët SHIA siç njihen ndryshe.

Po për ata bëhet fjalë. Por ne nuk kemi problem me shiitëtt për me ekstremistët shiitë. Ata janë duke ja marrë frymën Libanit, ata nuk e lejojnë zhvillimin. Ata po ndërtojnë kapacitete ushtarake duke kërcënuar edhe sigurinë tonë, duke fshehur qindra raketa që vijnë nga Irani nëpërmjet Sirinë, dhe për ne kjo është diçka shumë shumë e keqe. Irani ka dy krah të gjarprit, Hamasin dhe Hezbollahun, dhe është diçka që shtetet në kohën e sotme nuk e bëjnë.

Për ne kjo është diçka shumë shumë e keqe. Prandaj jemi shumë të pakënaqur me dialogun Turqi-Iran, që nuk po sjellë diçka të mirë për asnjë, madje as për Turqinë. Ne jemi shumë të pakënaqur me alencën e tyre me Hamasin, ndoshta jo aleancën por afrimin e madh, në vend që të influencojnë ndaj tyre që ti largohen idesë për të shkatërruar Izraelin. Por pavarësisht kësaj ne e dimë dhe i themi Ankarasë se jeni një faktor shumë i rëndësishëm në rajon, jeni një superfuqi rajonale, dhe ne s’kemi asgje kundër kësaj. Por dëshirojmë të kemi dialog pozitiv dhe frutdhënës mes nesh, dhe të shmangim përplasjet verbale dhe të sillemi sit ë rritur. Shpresoj se do të kemi rezultat pozitiv.

Ju e përmendet rolin e Iranit, pyetja ime ka të bëje më atë që shumë analistë të çështjeve ndërkombëtare e quajnë përplasja e pashmangshme mes 2 vendeve.  A besoni se do të ketë luftë mes Iranit dhe Izraelit ne dakadën e ardhshme? Sepse ka një retorikë shumë të ashpër të Teheranit nga Jeruzalemit?

Shpresoj që të mos ketë luftë mes Izraelit dhe asnjë shteti tjetër. Por padyshim që ne nuk do të lejojmë që Irani të ndërtojë bombën bërthamore me emrin e Izraelit të shkruar në të. Ne do të bëjmë gjithçka mundemi në kanale diplomatike, dhe me presionin ndërkombëtar për ta ndaluar Iranin ta bëj atë. Nëse ata e bëjnë atë, kjo do të ishtë një kërcënim të jashtëzakonshëm për ekzistencën tonë.

Dhe e theksoj jo për sigurinë tonë, por për ekzistencën tonë, sepse qëllimi kryesor i Iranit është të shkatërrojë Izraelin. Sinqerisht nuk e kuptoj pse. Ne nuk jemi fqinj me Iranin, nuk e kemi sulmuar asnjëherë, nuk kemi marrë asnjë centimetër nga territori i tyre. Nuk jemi kundër rolit të tyre në botën islamike, ata mund të bëjnë çfarë të duan, me përjashtim të një gjëje nuk mund të na shkatërrojnë ne. Ne nuk ndërhyjmë në punët e tyre të brendshme.

Ne revolucionin islamik të 1969 ata vendosën që Izraeli duhet të shkatërrohet. Ata nuk janë një organizatë terroriste se ka shumë të tilla. Por janë një regjim terrori, dhe kërkojnë të shkatërrojnë një shtet tjetër. Ata bombarduan ambasadën tonë në Buenos Aires, por edhe qendrën hebreje në Buenos Aires të Argjentinës, duke shkaktuar dhjetëra të vrarë. Ata kanë tentuar shumë herë të vrasin diplomatët tanë në shtete të ndryshme. Madje janë kapur duke synuar ta bëjnë ata në disa vende në Indi. Por kanë dorë edhe në sulmin terrorist në Burgas në Bullgari, ku u sulmuan turistët izraelitë.

Pra Irani është një çështje shumë shumë shumë e komplikuar. Personalisht është shumë e trishtueshme për mua, sepse kam lindur në një familje ku mamaja ime ka lindur në Iran dhe jam rritur me ushqimin iranian që është shumë i mirë, apo me histori të bukura si ishte jeta e një hebreu në Iranin e asaj periudhe, jo në Iranin e sotëm. Irani është një ato pak shtete që nuk i ka sulmuar hebrejtë, me përjashtim të perandorisë Safauid, ku hebrejte vriteshin dhe persekutoheshin në shekullin e 16. Por në pikëpamje të përgjithshme ishte relativisht ok, me një tolerancë relative, por ta krahasosh me shtete të tjera.

Dhe deri në vitin 1979 kemi patur dhe raporte të mira me Shahun e Iranit. Dhe për një njeri si puna ime, që është rritur me kulturën iraniane, me gjuhën persishte të Afganistanit që unë kam folur me gjyshEn time, është një histori shumë tragjike. Si po na shënjestrojnë pa asnjë lloj arsye. Ata mund të jenë ekstremistë në s’kemi asnjë problem me këtë, ata mund të ketë stilin e tyre të jetës, ne skemi asnjë lloj problem me atë.

Por ne s’do ta lelojmë që ata të mohojnë Holokaustin, duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë. Madje në disa deklarata kanë thënë se Hitleri bëri mirë që i vrau hebrejtë, ose duke mbajtur në Teheran konferenca shkencore me pseudo historianë, që thonë se Holokausti s’ka ndodhur asnjëherë. Apo duke ndërtuar nën shkretëtirë stacione dhe laboratore për të ndërtuar bombën bërthamore për të shkatërruar Izraelin, për ne është diçka e papranueshme.

Dhe një pyetje të fundit, ju keni publikuar 4 romane.

Jo janë 6.

Lexova që ishin 4. A mund të gjendet ndonjë prej tyre ne gjuhën shqipe, dhe cilat janë temat që trajtoni?

Kam publikuar 6 romane, vitin e kaluar publikova librin tim të fundit, në Izrael. Që lidhet me të bërit baba në moshë të madhe, kur bëhesh prind në një moshë realitivisht të madhe, dhe jo kur je 25 vjecar, por edhe historinë e babait tim që erdhi nga Afganistani. Shpresoj shumë që të përkthehet edhe në gjuhën shqipe.

Ndërkohë një nga librat e mi është në gjuhën shqipe, dhe në Izrael ishte me i shituri, është “Njeriu pa Hije”, dhe tregon historinë e vërtetë të një diplomati izraelit në Berlin,  që u njoh me një gazetar gjerman që me vonë u zbulua se ishte agjent i KGB-së dhe Stasit, sigurimit të Gjermanisë lindore. Ai i tregon historinë e jetës diplomatit izraelit dhe thurin një komplot, dhe unë këtu kam ndryshuar historinë. Dhe hakmarrja e vërtetë nuk ndodhi asnjëherë, por deri në këtë pikë gjithçka është e vërtetë.

Gjithçka e ka zanafillën nga ajo që më tha miku që kishte qenë në shërbimin sekret të Gjermanisë Lindore, si e trajnuan ata, si e dërguar në Bruksel për tu bërë agjent, i dhanë edhe një emër të ri. Dhe e trajnuan si të ishte tërheqës për oficerët e Natos. Ky do të bëhet edhe libër tani që jemi duke folur.

Dhe unë këtë isha duke menduar se mund të shërbejë si një skenar shumë I mirë për një film.

Po është. Libri është përkthyr në shqip nga grupi i solidaritetit hebreo shqiptar, por edhe në Kosovë nga shoqata e miqësisë Izrael-Kosovë. Kopjen e fundit ia dhashë një shtepie tjetër botuese këtu. Aktualisht jam duke shkruar një roman tjetër dhe flet për një ngjarje që ndodh në Beograd, ku një ambasadore e Izraelit bie në dashuri më nje serb, 20 vite më i ri në moshë, por që në fillim nuk është dashuri por për ta marrë atë peng, por që ka një fund të lumtur.

Zoti Levi, ambasador ju falenderoj për kohën tuaj, ishtë kënaqësi për mua.

Edhe për mua, dhe jam i sigurt do të vij përsëri këtu.

Bisedoi Arbër Hitaj/SCAN

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit