Kosova dhe Izraeli, bashkë në Grupin 1 në Euro 2020 për Hendboll për Meshkuj
Ndeshja e parë është ajo Kosovë-Izrael, më 10 prill 2019, ndërsa ajo e kthimit, më 14 prill 2019.
Kosova dhe Izraeli ndodhen së bashku në Grupin 1 të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2020 të Hendbollit për Meshkuj pas shorti të hedhur në Trondheim, Norvegji (12 prill 2018), finalet e të cilit do të zhvillohen në datat 10-26 janar 2020 dhe do të organizohet për herë të parë në tre vende: Austri, Norvegji dhe Suedi.
Së bashku me Kosovën dhe Izraelin janë edhe Gjermania me Poloninë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.
Ndeshja e parë është ajo Kosovë-Izrael, që do të luhet më 10 prill 2019, ndërsa ajo e kthimit, Izrael-Kosovë do të luhet më 14 prill 2019.
Dy të parët e secilit grup dhe katër prej tetë më të mirëve nga vendet e treta kualifikohen për evropian. Direkt kualifikohen tri vendet mikpritëse dhe Spanja si kampione aktuale.