Ekspozita “Përtej detyrës” hapet në Prishtinë
Ceremoninë e përshëndeti me një fjalim ambasadorja jorezidente e Izraelit në Kosovë, Alona Fisher-Kamm
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë u hap ekspozita “Përtej Detyrës”, kushtuar diplomatëve nga vende të ndryshme të botës, të cilët shpëtuan hebernjtë nga Holokausti i tmerrshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë aktivitetit, të organizuar në kuadër të “Javës së Bibliotekës Kombëtare”, morrën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, diplomatë nga vende të ndryshme, përfshirë ambasadorin e Cekisë, Ivo Shilhavi, përfaqësues nga ambasada amerikane.
Organizatorja e ekspozitës, bashkëthemeluesja dhe drejtuesja e OJQ-së, ““Bridging the Gap”, Besarta Pasoma, tha se kjo ekspozitë nuk duhet të përfundojë vetëm me hapjen në Prishtinë, por duhet të udhëtojë edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
“Njerëzit do të lenë mundësinë të shohin veprat e mëdha të diplomatëve në atë kohë, të cilët rrezikuan punën dhe jetën e tyre në shpëtimin e hebrenjve. Një nga rastet është diplomati i njohur suedez Raul Vallenberg, që shpëtoi shumë hebrenj dhe në fund ai vetë përfundoi në duart e komunizmit sovjetik ku dhe u zhduk”, tha Pasoma.
Takimin e përshëndeti me një mesazh edhe ambasadorja e Izraelit jorezidente në Kosovë, Alona Fisher-Kamm, të lexuar nga Flori Dedoni, e cila e vlerësoi hapjen e ekspozitës “Beyond Dytu” nga OJQ-ja “Bridging the Gap”.
“Diplomatët jo vetëm që rrezikuan jetën e tyre, por edhe pozicionint e tyre që ata mbanin në qeverinë e tyre, me qëllim që të ndihmonin hebrenjtë. Edhe pse vinin nga kombësi të dhe besime fetare ndryshme, duke u përballur me vuajtjen e popullit hebre, ata zgjodhën të sfidonin hapur eprorët e tyre dhe të vuanin pasojat”, shkruante në mesazhin e saj ambasadorja Fisher-Kam, që veçonte faktin se midis 27 mijë burrave dhe grave nga mbi 50 vende të ndryshme të përzgjedhur si “Të drejtë midis kombeve”, 75 prej tyre ishin shqiptare.
Flori Dedoni në fjalën e tij, përmendi një numër të madh diplomatësh të huaj që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të tillë si japonezi Chiune Siguiara, që shpëtoi gati një mijë hebrenj gjatë misionit të tij diplomatik në Lituani, turku Selahatin Ylkumen, suedezi Ralf Wallenberg, etj.
Ambasadori i Cekisë në Kosovë, Ivo Shilhavi, në fjalën e tij veçoi disa raste të diplomatëve të huaj kurajozë që ndihmuan hebrenjtë, përfshirë rastin e diplomatit suedez, Ralf Ëallenberg, i cili shpëtoi më shumë se 600 hebrenj.
Në fjalën e tij, kreu i Bashkësisë Hebreje të Kosovës, Bet Israel Kosovo, Ruzhdi Shkodra, kujtoi një numër të madh familjesh kosovare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar faktin se Shqipëria ka numrin më të lartë të “Të drejtë midis kombeve” në raport me popullsinë. Ai kujtoi edhe faktin, se duhet dhënë sa më shpejt leja për ndërtimin e Sinagogës në Prishtinë.
Të pranishmit e shumtë ndoqën edhe një videofilm të përgatitur nga Ministria e Jashtëme e Izraelit, kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenjtë.
Portali Izraelisot.com dhe Doncafe ishin nga mbështetësit kryesorë të aktivitetit.