Fondi shëndetësor izraelit i miliarderit Nacht arrin në 200 milionë dollarë

aMoon II synon të mbledhë një total prej 500 milionë dollarë për të investuar në kompanitë e shkencës së jetës


aMoon Partners, një firmë izraelite kapitaleve të sipërmarrjeve në shkencat e jetës e mbështetur nga miliarderi Marius Nacht, ka grumbulluar 200 milionë dollarë nga 500 milionë dollarë që është objektivi i saj.

aMoon II do të investojë në kompanitë e shkencës së jetës në fushën e shëndetit digjital, teknologjive mjekësore dhe firmave biofarmaceutike që operojnë në Izrael dhe në qendrat e tjera shëndetësore në nivel global.

Nacht, konsiderohet të jetë një prej themeluesve të sigurisë kibernetike globale për rolin e tij në themelimin e Check Point Software Technologies Ltd., është bashkë-themelues i fondit. Ai dhe sipërmarrësit Yair Schindel kanë ngritur një ekip për të identifikuar mundësitë në një treg global të kujdesit shëndetësor. Ata gjithashtu kanë ngritur një organizatë jofitimprurëse që synon ta bëjë Izraelin një udhëheqës global në hartën e kujdesit shëndetësor.

200 milionë dollarë u grumbulluan nga fondi në investimet fillestare nga investitorët strategjikë dhe privatë. Objektivi përfundimtar për fondin është 500 milionë dollarë, tha Schindel në një deklaratë.

Bëj "like" dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com
Bëj “like” dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com

Fondet “Venture capital” globalisht investuan rreth 4.5 miliardë dollarë në teknologjitë e kujdesit shëndetësor vitin e kaluar, që nga nëntori, sipas firmës kërkimore PitchBook.

Shpenzimet e kujdesit shëndetësor në rajonet kryesore të botës pritet të arrijnë 8.7 trilion dollarë deri në vitin 2020, nga 7 trilionë dollarë në vitin 2015, sipas një raporti të vitit 2018 nga Deloitte.

Gjigantët e teknologjisë siç janë Apple Inc., Intel Corp, Facebook dhe IBM kanë filluar të investojnë në këtë fushë, sipas firmës së të dhënave me bazë në Nju Jork, CB Insights.

Ekzistojnë rreth 1,487 kompani të shkencës së jetës që veprojnë në Izrael, të cilat kanë rritur rreth 13.5 miliardë dollarë në vitet 1997-2017, sipas IVC Research Center me qendër të Tel Aviv, e cila ndjek sektorin e teknologjisë së Izraelit.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit