Eurovision 2008, sondazhi: Neta e Izraelit kryeson e ndjekur nga Bushpepa i Shqipërisë
Neta Barzilai doli e para me 4,575 vota, ndërsa në vend të dytë ishte Eugent Bushpepa i Shqipërisë me 3,787 vota, pasuar nga Greqia, Finlanda dhe Belgjika.
Këngëtarja izraelite Neta Barzilai kryeson sondazhet si fituesja e mundshme e Eurovizion 2018, Festivali Europian i Këngës, e ndjekur nga shqiptar Gent Bushpepa.
Sipas gazetës së madhe izraelite, Haaaretz, në një sondazh të kryer pak ditë para nisjes së festivalit, se kë donin ata të fitonte Eurovision Song Contest, nga 43,210 votues online, Neta Barzilai doli e para me 4,575 vota, ndërsa në vend të dytë ishte Eugent Bushpepa i Shqipërisë me 3,787 vota, pasuar nga Greqia, Finlanda dhe Belgjika.
25-vjeçarja Neta Barzilia këndon këngën “Toy”. Bushpepa do të këndojë këngën “Mall”.
Gjysmëfinalet do të mbahen të martën (8 maj) dhe të enjten (10), ndërsa finalja do të mbahet të shtunën e kësaj jave, më 12 maj.
Në “Eurovision 2018” do të marrin pjesë edhe tre këngëtarë shqiptarë: Eugent Bushpepa, fitues i Festivalit të 56-të të RTSH me këngën e “Mall”; Ermal Meta përfaqëson Italinë, ku do të performojë me italianin Fabrizio Moro, si dhe Entela Fureraj (e lindur në Fier) dhe që do të përfaqësojë Qipron.
Izraeli ka marrë pjesë në Eurovizion Song Contest nga viti 1973 dhe e ka fituar tri herë atë.
Në vitin 1978 (22 prill), në festivalin e zhvilluar në Paris fitoi me këngëtarin Izhar Cohen dhe grupin Alphabeta me këngën e fashme “A-Ba-Ni-Bi”. Izraeli grumbulloi 157 pikë, 32 më shumë se Belgjika e vendit të dytë.
Në vitin 1979 (31 mars), në festivalin e zhvilluar në Jerusalem, Izraeli fitoi vendin e parë me këngëtrarin Gali Atar dhe Milk and Honey, me këngën e njohur “Hallelujah”. Izraeli grumbulloi 125 pikë, 9 më shumë se Spanja.
Në vitin 1998 (9 maj), Izraeli fitoi në Birmingam të Anglisë me këngën “Diva” të ekzekutuar nga Dana International, duke grumbulluar 172 pikë, 6 më shumë se Anglia, e dyta.
Izraeli e ka organizuar dy herë Eurovizion Song Contest: 1979 (Jerusalem, fitoi çmimin e parë) dhe 1990 (Jerusalem, zuri vendin e pestë).