Jared Kushner dhe Ivanka Trump në hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem
Delegacioni zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për hapjen e Ambasadës së SHBA në Jeruzalem
Delegacioni zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për hapjen e Ambasadës së SHBA në Jeruzalem do të përfshijë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, si dhe Sekretarin e Thesarit Steve Mnuchin.
Kushner kryeson ekipin që kërkon të rifillojë bisedimet izraelito-palestineze. Anëtarët e tjerë të ekipit të tij – Jason Greenblatt, negociatori kryesor dhe David Friedman, ambasadori i SHBA në Izrael – gjithashtu do të jenë të pranishëm për ceremoninë e 14 majit, 70 vjetorit të themelimit të Izraelit sipas kalendarit gregorian.
Të pestë anëtarët e delegacionit janë hebrenj.
Zëvendës Sekretari i Shtetit John Sullivan kompleton delegacionin dhe do të udhëheqë ekipin, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të lëshuar të hënën.
Trump kishte konsideruar të merrte pjesë në hapjen e ambasadës. Presidenti ka thënë se është krenar për njoftimin e tij të 6 dhjetorit për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi. Ky veprim ka bërë që palestinezët të braktisin përpjekjet e Kushner për të ringjallur bisedimet, të paktën përkohësisht.
Ambasada e Izraelit në Uashington D.C, po planifikon festën e saj vjetore të Ditës së Pavarësisë për të njëjtën ditë. Festa e ambasadës zakonisht zhvillohet në ose afër sipas përvjetorit të kalendarit hebre të Pavarësisë së Izraelit të vitit 1948, i cili këtë vit ishte më 19 prill.
Ambienti i ri i ambasadës në tokën në Jerusalemin perëndimor, por që kufizohet me Jeruzalemin lindor, është i përkohshëm. Ka plane për të ndërtuar një ambasadë të përhershme, por që mund të zgjasë deri në 10 vjet.