
Televizioni meksikan investon 7 milionë USD në startapin muzikor izraelit Mugo
E themeluar në vitin 2016, Mugo ka arritur mbi 100,000 përdorues. Konsiderohet si “Instagrami i muzikës”

Televizioni meksikan Azteca SAB de CV po investon 7 milionë dollarë në startapin izraelit Mugo Inc, që bën “share” këngët, njëlloj siç bëhen fotot në Instagram. Kjo i çon fondet e Mugo në 9 milionë dollarë.
TV Azteca, në pronësi të Grupo Salinas, është kompania e dytë më e madhe e mediave në Meksikë, që operon katër rrjete televizive në vend, dhe siguroi të ardhura 710.5 milionë dollarë për vitin 2017.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Aplikacioni Live Share i Mugo lejon që një numër i pakufizuar i dëgjuesve të sinkronizohen në të njëjtën pikë në një këngë, madje edhe kur dëgjojnë nga ofruesit e ndryshëm të muzikës.
Përdoruesit mund të ndajnë gjithashtu historinë e tyre të muzikës, të shohin cilat këngë aktualisht po luhen në zonën e tyre, të ndjekin përdoruesit e tjerë, të shikojnë shfaqjet e drejtpërdrejta përmes telefonave të tyre dhe të zgjedhin muzikën sipas faktorëve si gjendja shpirtërore.
E themeluar në vitin 2016 nga CEO Ori Segal, Shay Goldberg dhe Roman Slutsky, Mugo ka arritur mbi 100,000 përdorues aktiv që nga aplikacioni i nisur në gusht, njoftoi kompania, duke shtuar se marrëveshja me TV Azteca është vetëm një nga disa marrëveshje të nënshkruara.
“Qëllimi ynë është të bëhemi Instagram i muzikës,” tha Segal për portalin izraelit Calcalist.