Lobimi i Netanyahut te Putin, i suksesshëm! S’ka raketa “S-300” për Sirinë

Rusia nuk është përfshirë në bisedime me qeverinë siriane, për furnizimin e kësaj të fundit me sistemet e avancuara të raketave tokë-ajër “S-300”


Rusia nuk është përfshirë në bisedime me qeverinë siriane, për furnizimin e kësaj të fundit me sistemet e avancuara të raketave tokë-ajër “S-300”, e për më tepër nuk beson se ato janë të nevojshme.

Kështu është shprehur një ndihmës i lartë i Kremlinit, i cituar nga e përditshmja ruse “Izvestia” këtë të premte, në një kthesë të dukshme 180 gradë prej Moskës.

Komentet e bëra nga Vladimir Kozhin, një prej ndihmësve të presidentit Vladimir Putin, i cili mbikëqyr asistencën ushtarake ruse ndaj vendeve të tjera, vijnë pas vizitës në Moskë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë kësaj jave, i cili tentoi të lobonte fuqishëm te Putin për të mos transferuar këto raketa.

Muajin e kaluar, Rusia la të kuptohej se do të furnizonte me këto armë të avancuara Assadin, pavarësisht kundërshtive të Izraelit, pas sulmeve ushtarake të Perëndimit mbi Siri. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kishte thënë se sulmet kishin hequr çdo detyrim moral që pengonte Rusinë të dërgonte raketat, ndërsa e përditshmja ruse “Kommersant” kishte cituar një burim anonim ushtarak të thoshte se furnizimet mund të nisnin menjëherë.

Por, komentet e Kozhin, të bëra për më tepër shumë shpejt pas bisedës së Netanyahut me Putinin në Moskë, sugjerojnë se përpjekjet lobuese të udhëheqësit izraelit, të paktën për momentin kanë korur sukses.

“Momentalisht nuk jemi në bisedime për furnizimin me sisteme moderne të mbrojtjes antiajrore”, citohet të ketë thënë Kozhin nga e përditshmja “Izvestia”, kur u pyet mbi mundësinë e furnizimit të Sirisë me “S-300”. Ai shton se “ushtria siriane ka tashmë gjithçka i nevojitet”.

Izraeli ka bëre përpjekje të vazhdueshme për të nxitur Moskën të mos i dërgojë Sirisë sistemet “S-300”, pasi i frikësohet faktit se do të mund të pengonin aftësinë e saj të goditjes ajrore kundër dërgesave të armatimeve ndaj grupit libanez të mbështetur prej Iranit, Hezbollah. Izraeli ka ndërmarrë disa sulme ajrore kundër dërgesave të armatimeve.

Top Channel

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit