Izraeli fiton Eurovision 2018, Neta Barzilai rrëmben trofeun

Izraeli ka marrë pjesë në Eurovizion Song Contest nga viti 1973 dhe e ka fituar katër herë atë.


Izraeli fiton Festivalin Europian 2018. Neta Barzilai zuri vendin e parë me këngën “Toy” me 529 pikë, ndërkohë që në vend të dytë u rendit Qipro me performancën e këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Fuererës me këngën “Fuego”, e cila grumbulloi 436 pikë.

Eurovision Song Contest 2018

The Winner of the 2018 #Eurovision Song Contest is ISRAEL! #ESC2018 #AllAboard

Publiée par Eurovision Song Contest sur samedi 12 mai 2018

Italia me Ermal Metën dhe Fabrizio Moro u rendit e  pesta me 308 pikë, ndërsa Shqipëria me Eugent Bushpepën në vendin e 11-të me 184 pikë.

Vitin e ardhshëm Festivali Europian 2019 do të zhvillohet në Izrael. Izraeli e ka organizuar më parë edhe dy herë Eurovizion Song Contest: 1979 (Jerusalem, fitoi çmimin e parë) dhe 1990 (Jerusalem, zuri vendin e pestë).

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu urimin e tij: “Neta, ti nje lule e vertete. Solle shume krenari per shtetin e Izraelit. Vitin e ardhshem ne Jeruzalem”.

Izraeli ka marrë pjesë në Eurovizion Song Contest nga viti 1973 dhe e ka fituar katër herë atë.

Në vitin 1978 (22 prill), në festivalin e zhvilluar në Paris fitoi me këngëtarin Izhar Cohen dhe grupin Alphabeta me këngën e fashme “A-Ba-Ni-Bi”. Izraeli grumbulloi 157 pikë, 32 më shumë se Belgjika e vendit të dytë.

Në vitin 1979 (31 mars), në festivalin e zhvilluar në Jerusalem, Izraeli fitoi vendin e parë me këngëtrarin Gali Atar dhe Milk and Honey, me këngën e njohur “Hallelujah”. Izraeli grumbulloi 125 pikë, 9 më shumë se Spanja.

Në vitin 1998 (9 maj), Izraeli fitoi në Birmingam të Anglisë me këngën “Diva” të ekzekutuar nga Dana International, duke grumbulluar 172 pikë, 6 më shumë se Anglia, e dyta.

Në vitin 2018 (12 maj), Izraeli fitoi në Lisbonë të Portugalisë me këngën “Toy”, të kënduar nga Netta Barzilai.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit