Nuk është Jeruzalemi, por Prishtina. Kosova feston Ditën e Pavarësisë së Izraelit
Dhjetëra pjesëmarrës morën pjesë në aktivitetin me rastin e 70-vjetorit të shtetit modern të Izraelit
Kosova festoi në mënyrë dinjitoze Ditën e Pavarësisë së Izraelit, me një ceremoni mbresëlënëse të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Disa dhjetëra pjesëmarrës ndoqën në aktivitetin me rastin e 70-vjetorit të shtetit modern të Izraelit, të rithemeluar më 14 maj 1948.
Zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, përfshirë kryeparlamentarin Kadri Veseli, kanë marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të 70’të të krijimit të shtetit të Izraelit, të organizuar nga bashkësia hebreje “Bet Israel Kosova”.
Në këtë ngjarje, përveç Veselit, ka marrë pjesë edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila ka kërkuar që ky vend ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Dhjetëra të rinj mbanin flamurin e Izraelit, ndërkohë që në bluzat e tyre ishte stampuar edhe flamuri i Kosovës.
Të dy vendet, edhe pse nuk kanë njohje diplomatike, kanë kontaktet të fuqishme kulturore dhe historike, ndërkoë që ka interesim në rritje të bizneseve izraelite për të investuar në Kosovë.
Në aktivitet nuk munguan edhe këngët e njohura izraelite.