Gjiganti Boeing, marrëveshje me startapin izraelit të printimeve 3D
Prodhuesi i avionëve do të investojë para në zhvillimin e përbashkët të softuerit me Assembrix Ltd.
Boeing, një prodhues shumëkombësh i avionëve komercialë dhe sistemeve të mbrojtjes dhe hapësirës, ka nënshkruar një marrëveshje me startapin Assembrix Ltd nga Izraeli për përdorimin e softuerit të startapit për të siguruar pronësinë intelektuale të Boeing gjatë prodhimit të pjesëve 3D.
Boeing gjithashtu do të investojë një shumë të pacaktuar parash për të zhvilluar më tej softuerin me kompaninë izraelite.
Assembrix ka zhvilluar një softuer me bazë cloud që optimizon proceset e printimit 3D për përdorim industrial.
Assembrix u themelua në vitin 2014 nga Lior Polak dhe Dan Halperin, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Tel Aviv, fusha kryesore e të cilave është kërkimi gjeometria kompjuterike.
Kompania ka grumbulluar financime në fazën e “send” (farës) deri më sot nga investitorët engjëj dhe nga Autoriteti i Inovacionit i Izraelit.