Intel hap dritën jeshile për investimin 5 mld USD në Izrael
Gjiganti amerikan vitin e kaluar bleu firmën izraelite të teknologjisë automobilistike Mobileye për një shumë prej 15.3 miliardë dollarësh.
Gjiganti amerikan i gjysmëpërçuesve, Intel Corp., konfirmoi planet për të investuar 5 miliardë dollarë (18 miliardë shekel) në zgjerimin e fabrikës së prodhimit të tij Kiryat Gat, deri në vitin 2020.
Si pjesë e planit masiv të investimeve – i cili do të miratohet nga zyrat qeveritare në Izrael në javët e ardhshme – Intel do të blejë mbi 3 miliardë shekel produkte nga furnizuesit lokalë dhe do të shtojë me rreth 250 njerëz fuqinë punëtore të tij në vitet e ardhshme.
Që nga vendosja e veprimtarive në Izrael në vitin 1974, firma amerikane ka bërë investime dhe blerje prej rreth 35 miliardë dollarësh në Izrael dhe u bërë në punëdhënësin më të madh të sektorit privat në industrinë e teknologjisë së lartë, duke punësuar 11,000 punëtorë.
Gjiganti amerikan vitin e kaluar bleu firmën izraelite të teknologjisë automobilistike Mobileye për një shumë prej 15.3 miliardë dollarësh.
Intel ka një fabrikë prodhimi në Kiryat Gat, dhe qendra “R&D” në Jeruzalem, Petah Tikva dhe Haifa.
Në vitin 2017, Intel eksportoi prodhime dhe shërbime që arrinin 3.6 miliardë dollarë nga Izraeli, duke përbërë 8% të të gjitha eksporteve të teknologjisë së lartë nga Izraeli, sipas të dhënave të ofruara nga kompania.
Dega e investimeve financiare të Intelit ka investuar më shumë se 375 milionë dollarë në mbi 80 startape izraelite, qysh kur nisi investimet në Izrael në vitin 1997.