Dita e Muzeumeve, Izraeli mban rekordin për banorë
Në Izrael ndodhen më shumë se 200 muzeume, në botë janë 36 mijë në 157 shtete të ndryshme
Sot është Dita Ndërkombëtare e Muzeumeve. Izraeli mban rekord për numrin për banorë, duke numëruar më shumë se 200 të tillë.
Sipas portalit të rrjetit të muzeumeve, janë më shumë se 36 mijë muzeume në 157 vende të botës.
Muzeu Kombëtar i Izraelit është themeluar në vitin 1965 dhe ai ndodhet në Jeruzalem. I njohur ndërkombëtarisht është edhe Muzeu i Holokaustit, Yad Vashem, ashtu dhe muzeu i artit islamik.
Tel Aviv ka dhe numrin më të madh të muzuemeve, ku më i njohuri është Muzeu i Artit. Në Holon është Muzeu i Dizajnit.