Kjo është familja më e pasur në botë dhe lë pas Bezos, Gates dhe Buffet

Pasuria e Waltons, pronarit të marketeve Walmart, shkon në 174.9 miliardë dollarë. Dhe cila familje është në vendin e dytë?


Familja Walton, themeluese e kompanisë më të madhe në Botë, përsa u përket të ardhurave, Walmart, renditet si më e pasura në botë në listën 100 njerëzve më të pasur, sipas gazetës britanike “Sunday Times”. Familja zotëron edhe një rrjet tjetër të shitjeve me pakicë, ASDA në Britani.

Pasuria e saj shkon në afërsisht 174.9 miliardë dollarë, ndërkohë që vëllezërit Charles dhe David Coh të Koch Industries me 121 miliardë dollarë renditen në vendin e dytë.

Walmart, me qendër në Arkansas të SHBA-ve, është biznesi më i madh në botë përsa u përket të ardhurave, më shumë se 485 miliardë dollarë në vitin 2017.

Edhe pse CEO dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos vjen në vendin e tretë, ai është individi më i pasur në botë me 112 miliardë dollarë në vitin 2018,. Dy individë të tjerë që bëjnë pjesë në “Top 5” janë bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates me 90 miliardë dollarë dhe CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffet, me 84 miliardë dollarë.

Alice Walton

Ndërkohë që Bezos është mashkulli më i pasur në botë, trashëgimtarja dhe filantropistja Alice Walton mbetet femra më e pasur në botë, sipas listës së publikuar nga “Forbes” për miliarderët e vitit 2018. Më e vogla nga fëmijët e Sam Walton, Alice Walton, 68 vjeçe, ka një pasuri prej 40.5 miliardë dollarë.

Alice Walton ka një koleksion veprash arti prej 500 milionë dollarë.

Sam Walton

Historia e Sam Walton është tipike amerikane. Ndërsa mori diplomën e tij në ekonomi në Universitetin e Misurit në Kolumbia në vitet 1930, Walton bwnte gati tavolinat, shpërndante gazetat.

Ai hapi dyqanin e parë Walmart në Arkansas në vitin 1962 dhe ndërtoi biznesin e tij të shitjes me pakicë në premisën që Walmart duhet të shërbente në zonat rurale dhe “të ndihmojë klientët, të ulë kostot dhe të ndajë fitime”.

Më pas historia vazhdon, dhe sot në vitin  2018, Walmart ka 11,718 supermarket nw 28 vende, duke operuar me 59 emra të ndryshëm.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit