Miliarderi Nacht kërkon hapjen e një banke dixhitale në Izrael
Në Izrael operojnë pesë banka tregtare dhe sektori dominohet nga tri me të mëdhatë: Bank Hapoalim Ltd., Bank Leumi Le-Israel Ltd. and Israel Discount Bank Ltd.
Miliarderi izraelit, Marius Nacht, bashkëthemeluesi i gjigantit izraelit të sigurisë kibernetike, Check Point Softëare Technologies Ltd., – një kompanie me vlerë 15 miliardë dollarë në Bursën e Nju Jorkut – është në bisedime me autoritetet vendase për të hapur një bankë të re dixhitale ne Izrael.
Nacht është duke udhëhequr një grup investitorësh në synimet e tij për hapjen e bankës dixhitale. Partneri i tij, Ezra Uzi Yemin, CEO i kompanisë energjetike Delek US Holdings Inc, së bashku me Nacht do të fusin fillimisht 60 milionë dollarë, ndërkohë që kanë në plan të grumbullojnë edhe 60 milionë dollarë të tjerë nga partnerë të tij përmes nxjerrjes së aksioneve.
Në Izrael operojnë pesë banka tregtare dhe sektori dominohet nga tri me të mëdhatë: Bank Hapoalim Ltd., Bank Leumi Le-Israel Ltd. dhe Israel Discount Bank Ltd.
Nacht është përfshirë gjithashtu në një projekt tjetër të madh, në fushën e shëndetsisë dixhitale, ku themeluar fondin që synon të financojë në stadin e mesëm të kompanive në fushën e shkencave të jetës.
Fondi ka grumbulluar deri tani 200 milionë dollarë nga një numër investitorësh, ndërkohë që që javët e fundit, banka shumëkombëshe zvicerane e investimeve, Credit Suisse AG, do të “popmpjë” 250 milionë dollarë në aMoon.