E keni ndjekur “Power Rangers”, është krijuar nga miliarderi izraelit Haim Saban
Me një pasuri prej 2.9 miliardë dollarësh (sot, më 22 maj 2019), biznesmeni 73-vjeçari renditet nga “Forbes” si personi i 280-të më i pasur në Amerikë dhe i 804-ti në botë. Haim Saban është sot pronar mediesh, investitor, filantropist, muzikant, prodhues filmash dhe variete televizive.
Të gjithë në Shqipëri e njohin serialin e famshëm televiziv amerikan “Power Rangers”, por jo të gjithë ndoshta e dinë se krijuesi i tij është izraelito-amerikani Haim Saban, i përfshirë nga gazeta izraelite “Jerusalem Post”, si hebreu i 48-të më me influence (2018). Sa për kuriozitet, këtë viti i shiti të drejtat e Power Rangers te Hasbro Inc. për 522 milionë dollarë.
Me një pasuri prej 2.9 miliardë dollarësh (sot, më 22 maj 2019), biznesmeni 73-vjeçari renditet nga “Forbes” si personi i 280-të më i pasur në Amerikë dhe i 804-ti në botë.
Haim Saban është sot pronar mediesh, investitor, filantropist, muzikant, prodhues filmash dhe variete televizive.
Haim Saban lindi në vitin 1944 Aleksandria, në Egjipt, asokohe Mbretëri, dhe u zhvendos së bashku me familjen në Izrael në vitin 1965, kur ai ishte 21 vjeç.
Në shkollë u përjashtua, si një person që shkaktonte problem, teksa drejtori i një shkolle nate i tha: “Ti nuk je i prerë për studime akademike, ti je i prerë për të berë para”.
Saban e nisi karrierën në 1966 si një kitarist dhe menaxher i një grupi muzikor rroku Ha’arayot (Luanët e Judahut), dhe më pas performon në klubet e natës në Angli dhe Francë, duke u bërë promoter muzike.
Në vitin 1988 themelon Saban Entertainment dhe bëhet një prodhues televiziv në SHBA. Kompania e tij prodhon filma të famshëm, të tillë si Power Rangers, Masked Rider, VR Troopers and Big Bad Beetleborgs, Inspector Gadget, Dragon Quest, He-Man, Masters of the Universe, She-Ra: Princess of Power, Wheeled Warriors, etj.
Në vitin 2001, Saban dhe News Corporation shiti Fox Family Worldwide te The Walt Disney Company për 5.3 miliardë dollarë, dhe ai vetë përfitoi 1.6 miliardë dollarë nga kjo shitje.
Saban dhe një grup privat investitorësh blenë ProSiebenSat.1 Media and Univision Communications për 12.7 miliardë dollarë.
Në mars 2017, Saban u nderua me yllin e 2605 në bulevardin e famshëm të Hollivudit, “Walk of Fame”.
Saban është një promovues dhe mbrojtës i madh i Izraelit Gjatë një konference të zhvilluar në Izrael, Saban përshkroi formulën e tij. Tri mënyrat e tij për të influencuar në politikën amerikane ishin: bëj donacione në partitë politike, themele “think tanke” (shoqata) dhe kontrollo mediat.
Saban është mbështetës i Partisë Demokratike në SHBA, duke sponsorizuar me 11.5 milionë dollarë fushatën e Hillari Klintonit për president të SHBA-ve.
Saban njihet edhe si filantropist. Ai dha 14 milionë dollarë për të kompletuar një spital fëmijësh në Beersheva.