
Nga Izraeli vjen një pajisje për analizat e gjakut në shtëpi
Njëzet parametra të plotë të gjakut analizohen në 5 minuta nga HemoScreen

HemoScreen është një aparat për testimin e gjakut – me kosto të ulët – prodhuar nga kompania izraelite PixCell Medical.
Analizatori hematologjik inovativ, i lehtë për t’u përdorur, mund të përdoret në vendin ku ndodhet pacienti në vetëm një minutë merr sasinë e gjakut që nevojitet për t’u analizuar.
Fisheku njëpërdorimësh, i cili eliminon rrezikun e ngjitjes dhe e përçimit të një pacient tjetër, lejon përgatitjen automatike të mostrës, përfshirë etiketimin, ngjyrosjen dhe ruajtjen.
Njëzet parametra të plotë të gjakut analizohen në 5 minuta, duke përfshirë numërimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe pesë tipe të rruazave të bardha të gjakut, si dhe parametrat e hemoglobinës dhe trombociteve. Rezultatet shfaqen në formën e raporteve të thjeshta grafike dhe ruhen për përpunim pas testimit.