Top 10 destinacionet 2018 në Europë: Shqipëria dhe Kosova. Izraelitët: Ja përse…
Portali izraelit ka dhënë edhe shpjegime për lexuesit e tij, duke ua rekomanduar Shqipërinë dhe Kosovën, dhe se çfarë mund të gjejnë atje.
Portali izraelit Mako.co.il liston 10 rekomandimet turistike për vitin 2018 të hartuara nga revista prestigjioze “Loneley Planet”, përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të gjigantit amerikan.
Midis tyre janë dhe Shqipëria (e 10-ta sipas renditjes zbritëse) dhe Kosova (4).
Por, ndryshe nga Lonely Planet, që ka publikuar vetëm një video të shoqëruar me pamje dhe kolonë zanore, portali izraelit ka dhënë edhe shpjegime për lexuesit e tij, duke ua rekomanduar Shqipërinë dhe Kosovën, dhe se çfarë mund të gjejnë atje.
PËR SHQIPËRINË
10.Tirana, Shqipëri
Kryeqyteti i Shqipërisë, i famshëm për ndërtesat e tij me ngjyra, është padyshim një nga destinacionet e pazhvilluara të Evropës. Në Izrael fillian fluturimet e drejtpërdrejta nga Diesenhaus dhe Israir, kështu që masat e turistëve izraelitë po vijnë atje së shpejti.
PËR KOSOVËN
4.Kosova
Edhe pse emri i vendit nuk ju shkon në mendje, kjo nuk do të jetë për shumë kohë. Republika e Kosovës është zgjedhur për intinerarin e sja, për festivalin e famshëm të fimit – Dokufest dhe rajonve që prodhojnë verëra të jashtëzakonshme. Ju duhet ta merrni atë në konsideratë.
RENDITJA TOP 10
10.Shqipëria
9 Vipapa Valley, Slloveni
8.Vilnus, Lituani
7.Small Cyclades, Greqi
6.Dyndee, Skoci
5.Provence, Francë
4.Kosova
3.Friesland, Holandë
2.Cantabria, Spanjë
1.Emilia-Romagna, Itali