Teknologjia izraelite u shpëton miliarda dollarë kompanive të sigurimeve të makinave
Një kompani izraelite, Click-Ins, një degë e Kasko2Go, mund t’u shpëtojë miliarda dollarë kompanive të sigurimit në botë
Një kompani izraelite, Click-Ins, një degë e Kasko2Go, mund t’u shpëtojë miliarda dollarë kompanive të sigurimit në botë, teksa vetëm në SHBA pretendimet false për shpërblime nga dëmtimet e makinave kap 80 miliardë dollarë vit, sipas Koalicionit Kundër Mashtrimit në Sigurime.
Industria e Sigurimeve është një nga më të mëdhatë në botë, dhe të zgjidhur falsifikimet dhe mashtrimet, Clik-Ins ka zhvilluar një sistem anti-mashtrim, të quajtur GetmeIns, duke përdorur një teknologji gati ushtarake që u lejon kompanive të sigurimeve të zbulojnë mashtrimin.
Teknologjia bazohet nga bazën e gjurmëve dixhitale njëlloj si në kriminologji, ato regjistrohen në sistem dhe gjurma duhet të përputhet me palën e tretë që është përfshirë në të njëjtën aksident.
“Siguruesi kështu do të njohë nëse dëmtimi është verifikuar më parë ose është një i ri në një situatë të re”, thotë CEO i Kasko2Go, Genaldi Man.
Teknologjia GetmeIns mund të gjenerojë një gjurmë dixhitale unike të dëmtimit të bazuar në një foto të vetme të dëmtimit apo një një set imazhesh, e njëjtë me teknologjinë që gjurmëve të gishtërinjve që përdoret në kriminologji.
Kjo teknologji e zhvilluar në Izrael, që pritet të përdoret së shpejti në Europë, brenda muajit prill, i ndihmon siguruesit të bëjnë në platformë një bashkim një numër të madh të dhënash nga burime të shumta, si burime të hapura, rekordet historike të klientit në industrinë e sigurimeve, të dhëna analitike, dhe të tjera.
“Teknologjia që po krijohet në Izrael do të ofrohet si një shërbim për kompanitë e sigurimeve në Evropë,” tha Man. “Shpërblimi ynë më i mirë se deri tani është se një nga teknologjitë tona u njoh nga Google. Kjo na dha mundësinë për të marrë të dhëna nga 3 milionë shoferë, gjë që është një avantazh i madh “.
Startupi aktualisht konsiston nga tri divizione të dallueshme. E para është departamenti i pikëve, i udhëhequr nga Dmitry Bakutin. E dyta është zgjidhja e zbulimit të mashtrimit, e zhvilluar në Izrael nga Click-Ins. Divizioni i tretë është i bazuar në Zvicër dhe merret me menaxhimin e biznesit dhe teknologjisë.
“Duke kombinuar këto tri pika, ne krijojmë procese unike teknologjike në biznesin e sigurimeve, bazuar në bllokadën, e cila synon të decentralizojë plotësisht biznesin e sigurimeve”, tha Man.
Nga ana tjetër, teknologjia ofron edhe një cikël transparent në marrëdhëniet sigurues-klient. Platforma i ndihmon kompanitë e sigurimeve që të kryejnë procedurat në lidhje me pagesat për dëmtimet, jo për disa javë, por për disa minuta./Izraeli Sot/