Princi anglez William do të vizitojë Jeruzalemin në qershor
Kjo është vizita e parë e një anëtari të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe, që viziton Izraelin
Nipi i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi William do të vizitojë Jeruzalemin dhe Ramallahun, duke u bërë kështu anëtari i parë i lartë i familjes mbretërore të Britanisë së Madhe, që viziton Izraelin dhe territoret palestineze muajin e ardhshëm.
William, i dyti në linjë për fronin britanik, do të fillojë udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme në Jordani më 24 qershor, përpara se të udhëtojë për në Tel Aviv të nesërmen, tha zyra e tij Kensington Palace në një deklaratë sot.
Princi do të kalojë tri ditët e ardhshme në Jerusalem, Tel Aviv dhe Ramallah në Bregun Perëndimor, edhe pse pallati nuk dha detaje të mëtejshme se ku do të shkojë ose me kë do të takohet.
Udhëtimi, i cili do të kryhet nga Princi William në emër të qeverisë britanike, u njoftua në mars dhe u mirëprit shumë mirë nga zyrtarët izraelitë dhe palestinezë.