Ambasadori i Izraelit në Tiranë në “Smile Albania”
“Smile Albania”- 1 mijë të rinj dhe të reja do të jenë mikpritja me buzëqeshje për turistët e huaj.
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, ishte i pranishëm në aktivitetin “Smile Albania”, të mbajtur në Amfiteatrin pranë Liqenit Artificial, si pjesë e projektit për promovimin e turizmit në Shqipëri.
Fjalën e rastit e mbajtën Kryeministri Edi Rama, ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Kryeministri tha se ky është një projekt për të çuar buzëqeshjen te turistët, por edhe për të promovuar lirshmërinë e plazheve nga papastërtia.
Më tej, Rama theksoi se në 3 muajt e parë të vitit ka një rritje të turistëve me 12% krahasuar me një vit më parë. “Ky do të jetë sezoni më i pastër, sezoni më i sigurt dhe me volumin më të madh të mundësive për argëtim dhe aktivitete alternative përveç plazhit dhe rërës”, tha Rama.
“Smile Albania”- 1 mijë të rinj dhe të reja do të jenë mikpritja me buzëqeshje për turistët e huaj. Por edhe dora e kujdesshme që do të ruajë mjedisin për të rritur kështu ndërgjegjësimin e qytetarëve për një Shqipëri të bukur dhe të pastër.