Kryebashkiaku i Tiranës takon turistë izraelitë në Sheshin Skënderbej
Erion Veliaj u shpjegoi miqve nga Izraeli se mund të përdornin internetin falas në sheshin qendror të kryeqytetit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është i kudogjendur dhe nuk përton kurrë t’i tregojë kujtdo risitë që i po i sjell jetës sociale të kryeqytetit shqiptar.
Ai u takua me një grup turistësh izraelitë, të cilëve u shpjegoi që mund ta përdornin internetin falas dhe pa limit në Sheshin “Skënderbej”.
Shqipëria po njeh një bum turistësh nga Izraeli, kjo edhe për faktin se tani ekziston fluturime direkt midis dy vendeve. (Fotot nga Aurel Boriçi).