Liga e Europës në Volejboll, Shqipëria fiton 3-1 me Izraelin
Edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Raanana të Izraelit (26 maj), Shqipëria e kishte fituar 3-0.
Shqipëria e volejbollit të femrave fitoi 3-1 me Izraelin (25-23, 25-16, 27-29, 25-16) në ndeshjen e vlefshme për grupin B të Silver European Ligue (Ligën e Argjendtë), duke siguruar një vend në fazën finale të kompeticionit, që do të luhen në Norçeping të Suedisë.
Takimi u luajut në pallatin e sportit “Feti Borova” në Tirana Olimpik Park.
Kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga Altin Martiri e dominoi takimin, por vajzat nga Izraeli me trajner Kukarinin bënë mjaft rezistencë, madje duke e fituar setin e tretë me rezultatin 29-27.
Edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Raanana të Izraelit (26 maj), Shqipëria e kishte fituar 3-0.
Me tri fitore në katër ndeshje, përfshirë edhe atë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi (3-0), Shqipëria siguroi përfundimisht vendin e dytë në grupin që kryesohet nga Austria.
Për Izraelin kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshje, vetëm një fitore me Gjeorgjinë (katër humbje).
Shqipëri – Izrael 3-1
(25-23, 25-16, 27-29, 25-16)
Shqipëria: Bici, E.Tuci, Marina, Ar.Prenga, Thaka, Sejfullai (L), Shehi (L), Am.Prenga/Xheka, Rexhepi, Kushi, M.Tuci, Dodani Trajner: A.Martiri
Izraeli: Dudockin, Stein, Jaloba, Lander, Malik, Ganah, Zilberman (L)/Kopilovitsh, Gofer, Matvijenko, Lahav Trajner: Xh.Kukarini
Gjyqtarë: A.Taran (Moldavi), A.Shehu (Shqipëri)
Publiée par Izraeli Sot sur mercredi 30 mai 2018