Biznesmeni amerikan i dhuron 10 milionë USD Universitetit të Haifas
Paratë e dhuruara nga themeluesi i Business Wire, Lorry I. Lokey, do të përdoren për ngritjen e një kampusi të ri
Biznesmeni dhe filantropi amerikan Lorry I. Lokey, themeluesi i kompanisë nga San Franciskos për marrëdhënie me mediat, Business Wire Inc., ka bërë një donacion prej 10 milionë dollarësh për Universitetin izraelit të Haifës, shkruan portali izraelit Calcalist.co.il.
Donacioni do të përdoret për themelimin e një kampusi të ri të përbërë nga të paktën katër ndërtesa në port dhe në qendër të qytetit Haifa, një qytet në veri të Izraelit.
Z. Lokey, ish-botues i agjencisë së lajmeve United Press International Inc. me seli në Uashington DC, themeloi Biznes Wire në vitin 1961.
Kompania u ble nga Berkshire Hathaway Inc e miliarderit amerikan Warren Buffett për një shumë të pazbuluar në vitin 2006.
Z. Lokey ka bërë shumë donacionet për kërkime dhe institucione akademike në të kaluarën, përfshirë Technionin e Haifës – Instituti Izraelit i Teknologjisë – dhe Weizmann Institute of Science në Rehovot, një qytet në Izraelin qendror.