Universiteti Hebraik, midis 100 më të mirëve në botë
Renditja është hartuar nga revista angleze “Times Higher Education”. Janë anketuar mbi 10 mijë akademikë nga 137 vende
Revista britanike “Times Higher Education”, e cila boton një renditje vjetore të universiteteve globale, ka vendosur Universitetin Hebraik të Jerusalemit (Hebrew University of Jerusalem) në mesin e 100 brendeve më të fuqishme universitare globale.
Kjo shënon hera e parë që nga viti 2014 që një universitet izraelit është përfshirë në këtë listë, shkruan gazeta online “Times of Israel”.
“The World Reputation Rankings 2018” ka anketuar më shumë se 10,000 akademikë nga 137 vende.
Atyre iu kërkuan të emërojnë 15 universitete që janë më të mirët për kërkime dhe mësimdhënie, bazuar në përvojën e tyre.
Universiteti i Hebraik është i vetmi universitet izraelit që renditet në renditjen e këtij viti.
Universiteti i Hebraik ndodhet në fashën 91-100, së bashku me Universitetin e Bostonit, Universitetin e Helsinkit dhe India Institute of Science, midis të tjerëve.
Universitetet amerikane këtë vit vazhduan të dominojnë renditjen me Universitetin e Harvardit duke marrë vendin e parë për të tetin vit radhazi dhe 43 institucione të tjera amerikane që janë midis më 100 më të mirëve
MIT-Instituti i Teknologjisë i Massachusetts dhe Universiteti Stanford u renditën në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht, pasuar nga Universiteti i Kembrixhit dhe Universiteti i Oksfordit, të cilën renditen në vendin e katërt dhe të pestë.