“Ultra-thin”, Kado ndërton karikuesin më të hollë në botë për laptopët… 8 mm
Startup-i izraelit Kado në bashkëpunim me kompaninë nga Koreja e Jugut, Dongyang E&P, po kompletojnë prodhimin e karikuesit më të hollë në botë për laptopët, 8 mm.
Startup-i izraelit Kado në bashkëpunim me kompaninë nga Koreja e Jugut, Dongyang E&P, po kompletojnë prodhimin e karikuesit më të hollë në botë për laptopët, 8 mm.
Kado e cila është duke e zhvilluar teknologjinë “ultra-thin” ka zgjedhur si partner për prodhimin e tij, Dongyang E&P, kompani e cila furnizon me karikuesë gjigantin e elektronikës, Samsung.
Sipas portalit ekonomik izraelit, Globes.co.il, projekti i përbashkët do të zhvillohet në qendrën e Kados në Izrael dhe në Seul të Koresë së Jugut dhe do të zgjasë rreth 14 muaj.
Të dyja kompanitë do të investojnë 2 milionë dollarë në këtë projekt, secila nga 1 milion dollarë.
Kado është themeluar në Izrael në maj të vitit 2016 sipërmarrësit e njohur Daniel Assis, Itay Hasid, dhe partnerë të tjerë dhe ka siguruar 1.2 milionë dollarë fonde nga AltaIR Capital, për të zhvilluar produktet e tij.
Dongyang E&P ka 2,285 punonjës dhe pati një xhiro vjetore prej 456 milionë dollarë në vitin 2018.