
Vullkani në Guatemala, Izraeli dërgon para për të dëmtuarit
Guatemala, së bashku edhe me SHBA-të dhe Paraguain, ka shpërngulur ambasadën në Jerusalem.

Izraeli dërgoi ndihma urgjente në para për Guatemalën, pasi shpërthimit të vullkanit vdekjeprurës në vend, që solli vdekjen e të paktën 25 personave në fshatin El Rodeo, 35 km larg Guatemala City.
Ministria e Jashtme e Izraelit tha se u dërguan 10 mijë dollarë amerikanë. Paratë do të përdoren për të blerë ilaçe, ushqime dhe batanije për personat që u dëmtuan.
“Ne do të bëjmë më pas një vlerësim të situatës së bashku me autoritetet e Guatemalës”, thuhej në deklaratën e ministrisë.
Guatemala është një nga tre shtetet, së bashku edhe me SHBA-të dhe Paraguain, që kanë shpërngulur ambasadën e vendit të tyre në Jerusalem, shkruan “Times of Israel”.