Plan për të vrarë Netanyahun, Shin Bet arreston tre të dyshuar
Në listën e atentateve ishte dhe kryebashkiaku i Jerusalemit, Nir Barkat
Forcat izraelite arrestuan në Jerusalemin Lindor një person të dyshuar për planifikimin e vrasjes së kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe kryebashkiakut të Jerusalemit, Nir Barkat, në fillim të këtij viti, me urdhër të një grupi terrorist me bazë në Siri, shërbimi i sigurisë izraelit, Shin Bet, bëri të ditur sot.
I dyshuari kryesor, 30-vjeçari arabo-izraelit Muhammad Jamal Rashdeh, u arrestua më 24 prill. Dy të dyshuar të tjerë u arrestuan në javët e mëpasshme, tha Shin Bet. Shërbimi i sigurisë refuzoi të identifikojë dy bashkëpunëtorët e dyshuar.
Aktakuza është ngritur kundër të treve më 27 maj, por rasti u mbajt i papublikuar deri tani pasi një urdhri të lëshuar nga gjykata deri të martën, shkruan “Times of Israel”.
Objektivat përfshijnë Netanyahu dhe Barkat, si dhe ndërtesat që i përkasin konsullatës amerikane në Jerusalem (që tsahmë është konvertuar në një ambasadë) dhe një delegacioni të zyrtarëve të sigurisë kanadeze që ishin në Jeruzalem për të trajnuar forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor, tha Shin Bet.
Për të kryer sulmet, Rashdeh dhe bashkëpunëtorët e tij kishin planifikuar të sillnin një terrorist shtesë nga Jordania, tha Shin Bet.
Sipas shërbimit të sigurimit, Rashdeh tashmë kishte filluar mbledhjen e informacione inteligjente rreth objektivave të tij.
“Arrestimi i të dyshuarve ndaloi sulme të rëndësishme terroriste, të cilave qeliza ishte kërkuar të përparonte”, tha Shin Bet në një deklaratë.
Në një deklaratë, kryebashkiaku i Jerusalemit, Nir Barkat, tha se ai ishte përditësuar nga shërbimi i sigurisë lidhur me kërcënimet në jetën e tij kur doli informacioni.
Një zëdhënës i Shin Bet tha se Rashdeh mori urdhrat e tij nga anëtarët e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës – Komanda e Përgjithshme (PFLP-GC), një grup terrorist me bazë në Siri që lufton së bashku me diktatorin sirian Bashar Assad.