Innovation Endeavors e Eric Schmidt grumbullon 333 milionë dollarë
Innovation Endeavors III ka grumbulluar para nga 69 investitorë për të investuar në teknologjinë transformuese
Bashkëthemeluesit e Innovation Endeavors, Eric Schmidt dhe Dror Berman, bënë të ditur një fond të ri të quajtur Innovation Endeavors III. Fondi prej 333 milion dollarë do të investojë në “themeluesit vizionarë, teknologjinë transformuese dhe ekosistemeve emergjente”, shkruan portali ekonomik izraelit, Calcalist.co.il.
Firma gjithashtu njoftoi për promovimin e partnerit Harpinder Singh. Z. Singh është bashkëthemelues i Slice Technologies dhe FiberTower.
Në Maj, Innovation Endeavors raportoi se kishte ngritur 333.5 milionë dollarë nga 69 investitorë drejt fondit të ri. Firma fillimisht kishte për qëllim të grumbullonte 300 milionë dollarë. Fondi i ri siguroi angazhimin e tij të parë në tetor 2017.
E themeluar në vitin 2010, portofoli i kompanive të Innovation Endeavors përfshijnë Uber, kompaninë për shpërndarjen e përmbajtjes Taboola Inc., startapin e marketingut Yotpo Ltd. dhe Planet Labs, Inc., e cila operon flotën më të madhe të imazheve komerciale të tokës në orbitë.
Firma tani menaxhon 1 miliard dollarë. Innovation Endeavors udhëhiqet nga Scott Brady, Rick Scanlon dhe izraelitët Dror Berman dhe Daniel Goldstein, me z. Schmidt si anëtare jodrejtues dhe investitor “spirancë” për Fondin III.