Ambasadori i Izraelit në Qarrishtë: Zona ka mundësi për ekoturizëm
Kryediplomati Boaz Rodkin merr pjesë në hapjen e sezonit turistik. Pritet nga kryebashkiku i Librazhdit, Kastriot Gurra.
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, ishte i pranishëm para disa ditësh në fshatin Qarishtë, me rastin e hapjes së sezonit turistik.
Kryediplomati hebre u prit nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra dhe kryetari i shoqatës “Qarishta”, Mehmet Biçaku.
Qarishta është e njohur për shpëtimin e 26 hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ambasadori Rodkin vendosi lule në memorialin kushtuar atij akti.
“Është një nder dhe privilegj të jem këtu sot, në këtë fshat dhe të takoja pasardhësit e njerëzve që u dhanë strehë njerëzve të popullit tim gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ambasadori, i
Fëmijë të veshur me veshja popullore të zonës i dhuruan lule dhe kërcyen valle.
Ambasadori Rodkin u shpreh për televizionin “Best Channel”, se do të inkurajojë investitorët izraelitë të investojnë në Qarrishtë dhe se fshati ka mundësi shumë të mira për ekoturizëm.
“Mendoj se këtu ka një mundësi të mirë të zhvillohet ekoturizmi. Zona këtu është mahnitëse, ajri është i pastër dhe jam i sigurt se turistët këtu mund të gjejnë shumë atraksione, jo vetëm nga Europa, por dhe nga Izraeli, të cilët janë të interesuar të shohin vende të reja”, tha ambasadori Rodkin.