Shefi i kuzhinës me famë botërore, Anthony Bourdain, ishte hebre
I konsideruar si “rok star” i kulinarisë, e vizitoi Izraelin në 2013. U gjet sot i vdekur në Francë
Shefi i kuzhinës me famë botërore, Anthony Bourdain, dhe ylli i televizionit amerikan, CNN, i cili u gjet i vdekur sot në Kaysersberg-Vignoble, Strasbourg (mendohet për vetëvrasje), ishte hebre.
Origjinën e tij hebreje, Bourdain – i lindur në Nju Jork– e bëri të ditur gjatë një vizite në vitin 2013 në Izrael, ku ai edhe realizoi një episod nga seriali i tij televiziv.
Nëna e tij, Gladys Bourdain (e lindur Sacksman) ishte në stafin e editorëve të gazetës së madhe amerikane New York Times.
Bourdain, 61 vjeç, i cili cilësohej si një nga pesë shefat më të mirë në botë, punonte prej shumë vitesh për serialin “Parts Unknown” dhe konsiderohej si një “rok star” i kulinarisë.
Bourdain ishte autor i disa librave për kuzhinën, ndërsa shkrimet e tij u botuan në një numër të madh gazetash.
Personalite botërore, përfshirë presidentin dhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump dhe Barak Obama, shprehën hidhërimin e tyre.
Vdekja e Bourdain vjen vetëm tri ditë pas vetëvrasjes së dizajneres së njohur të modës, Kate Spade.