Travis Kalanick, hebreu i Uber. E nisi me 200 mijë USD, sot kushton 68 mld

Shërbimi taksi arkëton 6.5 miliardë të ardhura në vit, operon në 633 qytete në 76 vende të botës


Me 6.5 miliardë të ardhura në vit dhe një flotë taksish që operon në 633 qytete në 76 vende të ndryshme të botës, Uber Technologies Inc – apo thjesht, Uber – është rrjeti më i madh i taksive në botë me gati 5 miliardë udhëtime deri në maj 2017.

Kompania me qendër operimi në San Françisko të Shteteve të Bashkuara bëri një revolucion në tregun ndërkombëtar të shërbimeve taksi, përshirë edhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, pasi shërbimi realizohet përmes një aplikacioni me shoferët e taksive që duhet të kenë një smartfone apo tabletë pavarësisht se mund ta kenë makinën e tyre.

“Uber” , një version i fjalës gjermane “über”, që në shqip përkthehet “mbi”, është themeluar nga amerikano-hebreu Travis Kalanick dhe kanadezi Garrett Camp në mars të vitit 2009 dhe shërbimin e parë taksi e kreu në 2010.

Në Izrael shërbimi i parë i taksive me aplikacionin “uber” u realizua  në gusht 2014.

Por, kush është Travis Kalanick?

Travis Kalanick është një amerikano-hebre, themelues i tre kompanive: Scour, Red Swoosh dhe Uber. Kalanick (41 vjeç), u lind dhe u rrit në Northridge, një lagje periferike e Los Axhelesit. Nëna e tij, Bonnie Kalanick (e lindur Bloom) ishte hebreje. Ajo vdiq në moshën 71 vjeçare, pas një aksidenti, kur varka e saj u përplas me një shkemb në Pine Flat Lake në komunën Fresno County. Bonnie punonte në shitjen e reklamave për gazetën “Los Angeles Daily News”

Kalanick studioi për inxhinieri kompjuterike në ekonomi biznes në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxheles, dhe e nisi biznesin e tij të parë qysh kur ishte student.

Ndërsa krijoi kompaninë Scour (1998), një motor kërkimi multimedial, ai e la shkollën për t’iu kushtuar biznesit me kohë të plotë. Më vonë ai krijoi kompaninë Red Swoosh (2001), që u lejonte përdoruesve të internetit të transferonin file të medhënj, përfshirë muzikë, video, etj, të cilën Kalanick e shiti.

Në 2009, së bashku edhe me Garrett Camp (Kalanick ia dedikon atij meritën e idesë), themeluan Uber. Kalanick ishte CEO i parë i kompanisë, prej së cilës u tërhoq në vitin 2017, pasi ai kishte injoruar disa raporte për dhunë seksuale në kompani. Gjithsesi, ai mbetet një aksioner dhe anëtar i bordit. Ai shërbeu edhe për disa kohë si këshilltar ekonomik i Presidentit amerikan, Donald Trump. Aktualisht, CEO i Uber është indiano-amerikani Dara Khosrowshahi.

Sot, sipas Forbes, Kalanick është amerikani i 115-të më i pasur dhe njeriu i 488-të më i pasur në botë, me një vlerë neto prej 4.8 miliardë dollarë. Dhe për më tepër ende beqar.

Bashkëthemeluesi i Uber, kanadezi Garrett Camp (39 vjeç) ka një pasuri prej 4.8 miliardë dollarë, duke qenë i 422-ti në botë, dhe i teti më i pasur në Kanada.

Amerikano-hebreu Travis Kalanick dhe kanadezi Garrett Camp

 

Nga 200 mijë USD në 68 miliardë USD

Themeluesit investuan 200 mijë dollarë në konceptimin e kompanisë, në fazën e konsideruar si “seed” (fara), ndërkohë që një vit më pas grumbulluan 1.25 milionë dollarë. Në 2011, Uber kishte grumbulluar 44.5 milionë dollarë, ndërkohë që në 2013, Google Ventures investoi 258 milionë dollarë në kompaninë që vlerësohej 3.4 miliardë dollarë. Dy vjet më pas, gjiganti kinez Baidu investoi 1.2 miliardë dollarë te Uber.

Lista e investitorëve është e gjatë te Uber, nga Toyota e Japonisë tek Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite. Investimi i fundit është nga banka japoneze Softbank, me 1.25 miliardë dollarë në janar 2018, ndërkohë që vlera financiare e kompanisë Uber arrin në 68 miliardë dollarë.

Në total, Uber ka grumbulluar 22 miliardë dollarë nga 18 raunde financimi nga “Venture Capital” (Kapitale risqesh) dhe fonde investitorësh privatë.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit