“Kazan Arena”, stadiumi me ekranin e jashtëm më të madh në Europë
Kazan, ose më saktë “kryeqyteti i tretë i Rusisë”. Kremlini, që gjendet pranë lumit Kazanska, është simboli i Kazanit. Është zemra e republikës, rezidenca e presidentit të Tatarstanit dhe është shpallur trashëgimi botërore nga “UNESCO”.
Dhe ky qytet nuk mund të mungonte në Botëror. Përveç ndeshjeve në grup Francë-Australi, që luhet më 16 qershor, Iran-Spanjë që luhet më 20 qershor, Poloni-Kolumbi që luhet më 24 qershor dhe Kore e Jugut-Gjermani më 27 qershor, Kazani do të presë edhe një nga ndeshjet e fazës së 1/8 dhe një ndeshje çerekfinale.
“Kazan Arena” ka një kapacitet prej më shumë se 45 mijë tifozësh, por mund të mburret ekranin e jashtëm më të madh në Europë.